Ja pse ju dridhet syri në mënyrë të pavullnetshme dhe çfarë të bëni për ta larguar

0 1

Dridhja e syrit mund të jetë për ju shumë irrituese dhe t’ju tërheqë vëmendjen. Por për fat të mirë, dridhja e syve zakonisht nuk është e dhimbshme, dhe shumë rrallë është shkak për shqetësim.

“Në thelb është një lëvizje e muskujve të syrit”, thotë Donny Suh, profesor i asociuar në Universitetin e Nebraskës. Kjo lëvizje e stimuluar rezulton me një tkurrje të pavullnetshme të muskujve, e cila manifestohet si një tridhje ose tik nervoz në syrin tuaj.

Çfarë e shkakton dridhjen e pavullnetshme të syrit?

Ka disa shkaqe të mundshme të dridhjes së syve dhe shumica e tyre janë lehtësisht të korrigjueshëm. Dy nga më të zakonshmet? Stresi dhe mungesa e gjumit. Konsumimi i shumë kafeine, alkoolit apo nikotinës mund të çojë gjithashtu në dridhje të syve.

Një dridhje e syve mund të shkaktohet edhe nga sytë e thatë, të cilat në vetvete mund të shkaktohen nga një numër faktorësh të ndryshëm. Mund të shkaktohet nga një sëmundje autoimune, por zakonisht ndodh nga plakja ose nga medikamentet siç janë antidepresantët, apo solucionet për hundët.

Dridhja e syve mund të jetë gjithashtu një simptomë e problemeve të caktuara të syrit, duke përfshirë glaukomën, blefaritis (një inflamacion i qepallave), uveitis (një lloj tjetër inflamacioni në sy) ose nga ngrënia e kornesë së syrit.

Kur duhet të shkoni tek një mjek?

Dridhjet zakonisht zgjasin vetëm pak javë por në rast se një dridhje syri vazhdon gjatë ajo mund të sjellë shumë ankth dhe kjo ju bën që dridhja të mos kalojë.

Sidoqoftë, nëse dridhja e syrit zgjat për njëkohë të gjatë, nëse I shihni gjërat dyshe, ose nëse keni shqetësime me qepallat duhet të shkoni tek specialist. Në raste shumë të rralla, dridhja e syve mund të jetë një shenjë e hershme e një gjendje më serioze, përfshirë paralizën e Bell, sklerozën e shumëfishtë (MS) ose sindromën Tourette.

Si mund ta ndal syrin që më dridhet?

Ndryshimet e jetesës shpesh mund të korrigjojnë dridhjen e syve, por është e dobishme të përcaktohet shkaku i saktë. Nëse dyshoni se fajtor është stresi ose lodhja, sigurohuni që të flini më shumë, të praktikoni higjenën e mirë të syve dhe provoni teknika të relaksimit (të tilla si meditimi ose yoga). Kufizimi i konsumit të kafeinës dhe alkoolit gjithashtu mund të bëjë një ndryshim. Nëse dridhja lidhet me thatësinë e syve, lotët artificial mund të ndihmojnë që gjendja të kalojë.

Dr. Suh gjithashtu thekson rëndësinë e kufizimit të sasisë së kohës që shpenzoni para ekraneve elektronike. Ai rekomandon të bëni pushim për sytë çdo 10  minuta. Për të relaksuar muskujt e syve, mbyllni sytë për  pak kohë, pastaj shikoni një objekt të largët. Ju duhet të bëni pushime të ngjashme gjatë leximit të librave, ose në çdo kohë që I fokusoni shumë sytë diku.

Lexo edhe: 11 menyra per te trajtuar syte e kuq

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X