11 mënyra për të trajtuar sytë e kuq

0 0

Sytë tuaj mund të bëhen të kuq kur enët e gjakut në sipërfaqen e syve zgjerohen ose shpërhapen. Termi ‘syrtë e kuq’ njihet edhe si “sytë e përgjakur”. Nëse pjesa e bardhë e syve tuaj bëhet e kuqe, kjo gjendje shpesh nuk është srioze dhe mund të trajtohet në shtëpi. Me disa këshilla dhe mjete në shtëpi, mund t’i trajtoni sytë e kuq vetë.

Cilat janë shkaqet e syve të kuq?

Ka shumë arsye pse të bardhët e syve duken të kuq. Sytë e kuq bëhen kryesisht për shkak të zgjerimit të enëve të vogla të gjakut të vendosura në mes membranës konjuktive të syrit. Më poshtë ju tregojmë disa nga shkaqet përse skuqen sytë:

Faktorët e mjedisit

  • Ndotja e ajrit;
  • Substancat alergjike në ajër;
  • Tymi;
  • Pluhuri;
  • Ekspozimi ndaj kimikateve;
  • Tymi i avionëve;
  • Ekspozimi ndaj rrezëve të diellit.

Probleme të lehta

  • Alergji të syve;
  • Inflamacion;
  • Skuqje të syve;
  • Tendosje muskulore të syrit;
  • Skuqje nga përdorimi i lenteve të kontaktit.

Probleme të rënda të syrit

  • Dëme në sy ose goditje;
  • Infeksionet e syve;
  • Inflamacion të traktit uveal;
  • Ulçera e kornealit;

Mungesa e gjumit dhe përdorimi i vazhdueshëm i pajisjeve digjitale mund të çojnë në një tendosje në sy dhe për pasojë në skuqje.

Si t’i trajtoni sytë e skuqur në shtëpi?

Sytë e skuqur mund të trajtohen në shtëpi nëse gjendja nuk është serioze. Këtu janë disa mënyra natyrore se si mund të trajtoni sytë e kuq në shtëpi.

  1. Duke i shpëlarë shpesh. Fërkimi i syve vazhdimisht mund të përkeqësojë gjendjen. Mjetet natyrore për të qetësuar sytë e kuq përfshijnë shpëlarjen e shpeshtë të syve. Kjo do të ndihmojë për të zbutur inflamacionin dhe mund të bëjë që të hiqni qafe ngacmuesit që mund të jenë duke e shkaktuar këtë skuqje në sy. Shpëlajini sytë 3-4 herë në ditë.
  2. Kompresa me ujë të ngrohtë. Vendosni kompresa me ujë të ngrohtë për të ndihmuar në trajtimin e syve të skuqur. Ngrohja do të rrisë qarkullimin e gjakut në atë zonë dhe do të formojë lotë që mund të ndihmojnë në reduktimin e thatësisë në sy. Zhytni një rrobë të pastër në ujë të ngrohtë dhe shtrydheni atë. Pastaj shtrihuni në shtrat dhe mbuloni sytë me rrobën në fjalë për një minutë. Përdorni lecka të ndryshme dhe përsëriteni këtë proces 3 ose 4 herë në ditë.
  3. Kompresa të ftohta. Është një tjetër mënyrë që qetëson në mënyrë natyrale sytë e kuq. Temperatura e ftohtë mund të ndihmojë në shtrëngimin e lëkurës rreth syve që relakson enët e gjakut. Kjo, nga ana tjetër, redukton skuqjen në sy. Zhysni një leckë të butë në ujë të ftohtë dhe vendoseni mbi sy për 5 deri në 10 minuta.
  4. Ujë trëndafili. Uji i trëndafilit ka një efekt relaksues në sy. Ky ujë ka veti anti-inflamatore që reduktojnë acarimin në sy dhe kështu reduktojnë skuqjen. Ja se si mund ta përdorni këtë ilaç: Bëni një copë pambuku me ujë trëndafili dhe vendoseni në njërin sy. Përsëriteni edhe për syrin tjetër dhe mbajini ashtu rreth 15 minuta.
  5. Bustina çaji. Çaji është i pasur me flavonoide dhe tanninë, të cilat mund të trajtojnë sytë e kuq. Mbani dy bustina çaji në frigorifer për 30 minuta. Merrini ato pas gjysmë ore. Shtrihuni në krevat dhe vendosini bustinat e çajit mbi qepalla.
  6. Aloe Vera. Aloe vera ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në trajtimin e syve të kuq dhe të irrituar. Ajo gjithashtu përmban ekstrakte etil acetat dhe etanol që parandalojnë inflamimin e syve. Ja se si mund ta përdorni aloe veran për sytë tuaj –Përzieni xhelin e aloe veras me ujë. Mbajeni atë për një orë. Më vonë, merrni dy copa pambuku, zhytini në ujë dhe vendosini mbi sy.
  7. Kastraveci ndihmon tkurrjen e enëve të gjakut në sy dhe trajtimin e syve të skuqur. Vetitë anti-inflamatore të kastravecit gjithashtu ndihmojnë në uljen e qeskave rreth syve. Ja se si ju mund të përdorni kastravecin për të trajtuar sytë e kuq:
  • Prisni disa feta të rrumbullakta të kastravecit.
  • Vendosni një fetë në secilin sy për rreth 30 minuta.
  • Përsëriteni këtë 2-3 herë në ditë.
  1. Kapsallitini sytë shpesh. Kjo bën që të mbani sytë e lagur dhe madje të hiqni qafe irrituesit në sy. Është një mënyrë shumë e thjeshtë për të trajtuar sytë e kuq. Kapsallitja e syve shpesh mund të ndihmojë gjithashtu në reduktimin e simptomave të tendosjes së syve.
  2. Lugë e ftohtë. Vendosja e një lugë të ftohtë në sy mund të ndihmojë në reduktimin e skuqjes në sy. Temperatura e ftohtë e lugës qetëson inflamimin e syve. Gjithçka që ju duhet të bëni është të zhytni një lugë metalike në një gotë të mbushur me ujë të ftohtë dhe pastaj ta vendosni mbi qepallat.
  3. Kamomil. Një nga mjetet më të mira në shtëpi për sytë e kuq dhe të fryrë është kamomili. Ai ka efekte të fuqishme anti-alergjike që mund të ndihmojnë në uljen e infeksionit ose skuqjen në sy. Kamomili parandalon lirimin e një kimikati të quajtur histamine në sy që parandalon çdo reaksion alergji. Zhdukja e këtij kimikati lehtëson sytë. Mund ta përdorni çajin e kamomilit me një kompresë të ftohtë.
  4. Pini Ujë. Nëse sytë tuaj janë të kuq për shkak të dehidratimit, ju duhet të rrisni sasinë e ujit. Kur trupi hisdratohet, enët e gjakut që janë të pranishme para syve do të funksionojnë në mënyrë më efikase. Gjithashtu, uji është një mënyrë e mirë për të zhdukur të gjitha toksinat nga trupi. Pini ujë në intervale të rregullta. Ju gjithashtu mund të provoni ujë të aromatizuar ose të pini ujë me limon. Shmangni konsumimin e kafesë, pijeve me gaz, ose alkoolit pasi ato çojnë në dehidratim.

Këshilla shtesë

  • Gjithmonë lani duart pasi keni pasur kontakt me ndonjë person që ka infeksion të syve.
  • Shmangni përdorimin e kompjuterit për orë të gjata, pasi mund të tendosni sytë. Bëni pushime të vogla gjatë përdorimit të kompjuterit për t’ju pak pushim syve tuaj.
  • Hiqni make upin para se të flini pasi mund të shkaktojë skuqje në sy.
  • Nëse mbani lente kontakti, pastrojini ato para dhe pas përdorimit të tyre.
  • Mos mbani lente kontakti për periudha të gjata kohore.
  • Nëse gjeni se ndonjë material i huaj ka hyrë në sy, sigurohuni që menjëherë të hidhni ujë të ftohtë në sytë tuaj.
  • Mos pini alkool dhe mos pini duhan pasi mund të përkeqësojë skuqjen në sy.

Kur të shikoni tek mjeku?

Nëse keni provuar mjetet e mësipërme dhe gjendja nuk është duke u përmirësuar, atëherë duhet të vizitoni një mjek sepse mund të jetë një infeksion. Nëse sytë tuaj janë të ndjeshëm ndaj dritës dhe problemi vazhdon gjatë, vizitoni një mjek.

Sa kohë duhet për të shëruar sytë e kuq?

Nëse keni sytë e kuq për shkak të infeksionit të syrit, mund të zgjasë 3 deri në 5 ditë (nga koha kur shfaqen simptomat) për t’u shëruar plotësisht. Substancat alergjike nganjëherë marrin edhe disa muaj dhe nuk zhduken deri sa të jepet trajtimi i duhur.

Lexo edhe: Pse nje nga syte e femijes rri i lengshem?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X