Pse një nga sytë e fëmijës rri i lëngshëm?

0 0

Unë sapo jam bërë nënë dhe më shqetëson fakti që një nga sytë e fëmijës tim vazhdimisht rri i lëngshëm.

Rrjeti i lotëve të fëmijës suaj mund të mos jetë zhvilluar ende plotësisht. Fëmija juaj ka një gjëndër mbi secilin nga sytë. Lotët dalin nga një kanal që të çon në hundë. Bebet shpesh lindin me një kanal që nuk është plotësisht i hapur, kështu që lotët nuk janë në gjendje të largohen.

Syri i lëngshëm i fëmijës suaj duhet të përmirësohet brenda disa javësh, sapo kanali i lotit të jetë hapur. Mund të largoni lëngjet nga syri i fëmijës me ujë të zier, pasi të jetë ftohur dhe pambuk.

Ndërsa kanali i lotit të fëmijës suaj është në zhvillim, fëmija mund të jetë më i prirur ndaj konjuktivitit. Ky është një inflamacion në sy që e bën atë të kuq, të lënduar dhe të lëngshën.

Nëse situata ju duket shqetësuese, mund të drejtoheni te mjeku.

Nëse doni ta ndihmoni fëmijën për të hapur kanalin e lotit mund të ushtroni presion të lehtë me gishta në anën e hundës së foshnjës.

Megjithatë te pjesa më e madhe, kanali hapet vetë pa ndërhyrje.

Lexo edhe: Cfare duhet te bejme nese femija e kanalin e lotit te bllokuar?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X