Ka kaq shumë gjëra nga të cilat nënat në pritje duhet të heqin dorë. Është krejtësisht e vlefshme, sepse foshnja është prioriteti i prindërve të ardhshëm.
Por, historia e kësaj nëne do t’ju lërë pa fjalë, ndoshta edhe do t’ju prishë humorin. Ajo po pinte një filxhan kafe, pasi nuk ishte ndjerë mirë gjatë ditës, kur një grua e moshuar e kritikoi dhe i derdhi filxhanin e kafes.
Ajo ishte 36 javëshe dhe sasia e paktë e kafes që po konsumonte, nuk ishte e ndaluar nga mjeku.
“Ti nuk mund ta pish atë, nuk të lejohet. Unë kam vajzën time shtatzanë, e cila gjithashtu pi kafe. Atë nuk munda ta ndaloja por do të ndaloj ty”,- i tha ajo teksa i derdhi kafen.
Kamarierja i ofroi një kafe tjetër, shumë e turpëruar nga ngjarja.
Nëna në pritje u ndje shumë keq, kërkoi ta linin vetëm pas këtij turpërimi që i ndodhi.
Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) thotë se një “sasi e moderuar” e kafeinës gjatë shtatzënisë – më pak se 200 miligramë në ditë – nuk duket të jetë faktori kryesor që kontribuon në abort ose lindje të parakohshme.
Edhe në rastin e gjyshes që u përpoq t’i vinte në ndihmë nënës në pritje, duhet të kemi parasysh se çdo sjellje e tillë më shumë i bën dëm nënës sesa i vjen në ndihmë.
Lexo edhe: Kafe ne shtatzani?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu