Gjatë shtatzanisë, veshjet e nënës së ardhshme duhen domosdoshmërisht të rinovohen. Por ju nuk keni nevojë të shpenzoni shumë. Këtu janë disa këshilla për t’u ndjerë rehat dhe bukur pa shpenzuar shumë.
Streçet
Ato janë praktike, përshtaten lehtësisht me periudhat e ndryshme të shtatzanisë dhe shkojnë pothuajse me çdo gjë, me bluza, këmisha, pulovra. Dhe për fat të mirë janë të lira. Sidomos në muajt e parë nuk është e nevojshme të përdoren të veçanta, edhe ato normalet ju përshtaten. Në fakt, ato janë elastike dhe përshtaten me formën e trupit të nënës.
Vetëm disa blerje
Është e domosdoshme, megjithatë, të blini bluza apo pulovra, në varësi të sezonit. Këshilla është që të zgjidhni modele të mëdha dhe numra më të mëdhenj se masa juaj.
Këmisha të gjera
Në veshjet e një gruaje shtatzanë nuk mund të mungojnë disa këmisha të gjera, të cilat gjithashtu do të shërbejnë në kohën e lindjes dhe shtrimit në spital. Së fundi, duhet të mendojmë për të brendshmet. Në përgjithësi, gjinjtë rriten në vëllim, kështu që ju duhet të blini reçipeta deri në 2 numra më të mëdhenj. Një këshillë është të zgjidhni ato që janë të përshtatshme edhe për gjidhënien.
Sa për pantallona të shkurtra, ju nuk keni domosdoshmërisht nevojë të blini të reja: varet nga sa rriteni në masë në mes dhe vithe.
Lexo edhe: Recipetat ne shtatzani
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu