“Rooming-in” është një praktikë që përdoret në shumë spitale dhe konsiston në lënien e të porsalindurit brenda së njëjtës dhomë pas lindjes, praktikë e cila sipas ekspertëve ka shumë rëndësi. Sipas tyre bebja nuk duhet të spostohet në dhomën e të porsalindurve por duhet të qëndrojë menjëherë pas lindjes me nënën pasi kjo sjell përfitime për secilin. Ekspertët tregojnë se fëmija do të përshtatet më mirë me botën e jashtme nëse nëna është pranë tij që në momentet e para pas lindjes. Nga ana tjetër edhe nëna ka nevojë të kujdeset menjëherë dhe të mbrojë fëmijën dhe nëse nuk e bën këtë menjëherë mund të kalojë edhe një traumë nga ndarja.
Trauma e ndarjes pas lindjes
Nëse nuk praktikohet “rooming-in” për shumë nëna kjo ndarje do të përjetohet si një formë traume duke qënë se të dy kanë nevojë të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, të krijojnë një raport të mirë mes tyre, të kenë një kontakt më të thellë bashkë, pra të thellojnë edhe më shumë atë raport që ka lindur gjatë 9 muajve të shtatzanisë. Prandaj nuk është e drejtë që kjo marrëdhënie të kontrollohet dhe menaxhohet nga mjekët, dhe ta mendosh sa absurde mund të jetë situata kur shikon disa prindër që kanë mundësinë të mbajnë në krah fëmijen vetëm 15 orë pas lindjes.
Kontakti fizik është shumë i rëndësishëm për të rregulluar edhe anën e brendshme, pra atë emocionale. I vogli rritet dhe përshtatet më mirë me jetën e jashtme nëse përkëdhelet nga prindërit, të cilëve ju njeh edhe zërin, aromën, e dallon ngrohtësinë e tyre. Nga ana tjetër nëse fëmija nuk lejohet të qëndrojë në të njëjtën dhomë me nënën, do të ketë efekte negative edhe në lidhje me gjidhënien duke qënë se nuk forcohet lidhja mes tyre.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu