Gjatë shtatzanisë ndoshta jeni mësuar me idenë se flokët tuaja janë të shkëlqyeshme dhe plot jetë, por pas lindjes duket se nuk shkon kështu. Me ndryshimin hormonal, edhe flokët do të fillojnë të bien, sidomos pas muajit të 2-3. Kjo duhet të konsiderohet si një situatë normale, por që mund të trajtohet apo parandalohet.
Si të trajtojmë problemin?
- Mos u stresoni. Ky nuk është një problem që do t’ju bëjë të mbeteni tullace. Qoftë edhe stresi më i vogël që kaloni ndikon në rënien e flokëve, prandaj nëse doni ta ndaloni duhet të jeni sa më e qetë.
- Evitoni modelet e flokëve që e shtërngojnë rënjën. Evitoni mundësisht përdorimin e të gjitha llastikëve dhe kapseve në mënyrë që të mos shkaktoni presion në skalpin e kokës. Flokët e shtërnguara do të bien më shpejt.
- Ushqehuni shëndetshëm. Jo vetëm flokët por edhe lëkura do t’ju falenderojë. Perimet dhe arrat janë shumë të mira pasi kanë tepër vitamina, flavnoide dhe antioksidantë, elementë që mbrojnë dhe forcojnë flokun.
- Merrni vitamina shtesë. Mineralet janë gjithashtu të rëndësishme prandaj flisni me mjekun. Shumë e rëndësishme është edhe vitamina B komplekse, zinku, vitamina E, C dhe biotina. Ndikojnë edhe në daljen e flokëve të reja.
- Mos përdorni kimikate në flokët tuaj. Përdorni shampo bimore dhe evitoni përdorimin e pjastrës, mashës apo tharëses.
- Mos i dejtoni flokët as me furçë dhe tharrëse. I krihni vetëm ndërsa janë të lagur dhe më pas i lini të thahen në mënyrë natyrale.
- I prisni flokët e shkurtër. Kjo do të ndikojë edhe në të qënit më rehat në lidhje me stilimin duke qënë se edhe kohën për t’u marrë me flokët pas lindjes e keni më të kufizuar.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu