Ju tashmë jeni shtatzanë dhe keni filluar të mësoni gjithçka rreth saj dhe fëmijës që mbani në bark. Por me siguri ende nuk keni lexuar faktet e mëposhtme, të cilat mund t’ju duken tepër të çuditshme.
- Bebi juaj ka qime në fytyrë, këto qime të holla ndodhen jo vetëm në fytyrë por në të gjithë trupin ndërsa fëmija është brenda uterusit.
- Fetusi juaj ka një numër shumë të madh kockash (rreth 300), të cilat bashkohen pas lindjes me rritjen. Një i rritur ka 206 kocka.
- Zemra e bebit është e mahnitshme, ajo fillon të punojë që në ngjizje (muaji 1).
- Fetusi është në gjendje të qajë, dhe kjo duke filluar nga java e 26-të.
- Bebi e ndien kur ju qeshni, dhe kjo duke filluar nga java e 32-të, gjë së cilës i përgjigjet me anën e shkelmimeve.
- Ju mund ta bëni atë të kërcejë, duke filluar nga java e 23-të. Ai mund të trembet nga zhurmat e papritura si për shembull lemza juaj, zilja telefonit etj, te cilat mund edhe ta bezdisin duke e bërë të kërcejë përpjetë.
- Bebi juaj po mëson një gjuhë, ai fillon të kuptojë intonacionin dhe ritmin e gjuhës së nënës që në barkun e saj.
- Ai mund të jetë një ëndërrimtar, duke qënë se fillon të flejë që në javën e 4-t të ngjizjes. Fetusi është në gjendje të shikojë ëndërra që në javën e 30-të të shtatzanisë.
- Ai nuhat të njëjtat aroma që nuhat edhe nëna, kjo duke filluar nga java e 28-të.
- Fetusi juaj i ka qejf gjërat e ëmbla, të cilat i shijon duke filluar nga java e 15-të e shtatzanisë nëpërmjet lëngut amniotik.
- Fëmja është në gjendje të urinojë, duke filluar nga java e 12-të e shtatzanisë.
- Bebi juaj nuk ka gjunjë. Ato zhvillohen rreth muajit të 6-të të jetës.
Lexoni edhe: 5 shqisat qe zhvillohen ne barkun e nenes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu