5 shqisat qe zhvillohen ne barkun e nenes

0 0

Sipas disa studimeve të psikologjisë prenatale, fëmija fillon të zhvillojë shqisat që në barkun e nënës, dhe konkretisht që në javët e para të shtatëzanisë. Nëse deri tani keni menduar se uterusi është një ambient që i krijon fëmijës një hapësirë të qetë dhe të errët gaboheni pasi në të vërtetë ai është i mbushur me dritë (në disa raste), emocione të cilat nëna ja transmeton fëmijës, aroma, shije dhe zhurma të ndryshme. Uterusi është një botë e vogël në të cilën fëmija është në gjendje të krijojë një lidhje me botën e jashtme, të zhvillojë shqisat si edhe të përgatitet gjithnjë e më shumë për t’u përballur me botën e jashtme. Në momentin që ai do të vij në jetë shqisat e tij do të jenë të zhvilluara mirë, duke e bërë atë të aftë të shikojë fytyrën e nënës, të perceptojë kontaktin me të si edhe të njohë aromën e saj. Ja si zhvillohen shqisat e fëmijës gjatë 9-të muajve të shtatëzanisë.
1. Prekja

Ndjesia e prekjes zhvillohet shumë shpejt, duke bërë që ai të jetë në gjendje të ndiejë prekjet e barkut që nënë bën. Ai i ndien këto prekje në formën e vibrimeve që transmetohen nëpërmjet lëngut amniotik. Kjo tregon se ju duhet të përkëdhleni shpesh barkun tuaj në mënyrë që fëmija të ndiejë prekjet tuaja. Sipas psikologëve prenatalë, kjo formë kontakti që nëna krijon me fëmijën, e ndihmon atë në zhvillimin e tij. Rreth javës së 22-të të shtatëzanisë, zhvillimi i mbaresave nervore të gishtave të dorës përfundon, dhe kështu fëmija fillon të prekë trupin e tij, kordonin ombelikal si edhe muret e uterusit. Menjëherë pas lindjes është pikërisht kontakti me lëkurën e nënës ai që ripërtërin marrëdhëniet prenatale, duke bërë që fëmija të qetësohet.
2. Nuhatja
Ndoshta ju po pyesni veten nëse fëmija është në gjendje të nuhasë aromat ndërsa është i zhytyr në lëngun amniotik. Na duhet t’ju themi që po! Rreth javës së 11-të të shtatëzanisë, fetusi fillon të gëlltitë lëngun amniotik, duke e nxjerrë më pas me anë të urinimit. Substancat e lëshuara vendosen në kontakt me organin nazal, receptorët e së cilit maturohen rreth javës së 13-të. Bashkësia e këtyre molekulave, që në më të shumtën e rasteve derivohen nga ushqimet që nëna konsumon, përfaqëson për të aromën e nënës, të cilën ai e njeh menjëherë pas lindjes, në momentin që ai vendoset në kontakt me lëkurën e saj. Do të jetë pikërisht shqisa e nuhatjes, e cila në momentin e lindjes do të jetë shumë e zhvilluar, që do ta orientojë atë drejt gjirit të nënës.
3. Shikimi
Nervi i shikimit zhvillohet rreth javës së 8-të të shtatëzanisë, por fetusi fillon të hapë kapakët e syve rreth javës së 26-të të shtatëzanisë. Duke filluar nga kjo javë, nëse një dritë e fortë reflektohet përballë barkut të nënës fëmija do të jetë në gjendje ta ndjekë me sy. Edhe pse mundësitë për të parë diçka në barkun e nënës janë të vogla, gjithsesi nuk mund të themi se fëmija nuk shikon asgjë. Gjatë ditës në barkun e nënës krijohet njëfarë muzgu, pra nuk është errësirë totale. Nëse nëna gjatë ditës shtrihet në diell, në uterus do të krijohet një ambient i ndriçuar, gjë e cila do t’i mundësojë fëmijës të njihet me ambientin ku jeton. Megjithatë, kjo shqisë pas lindjes është disi mbrapa në zhvillim, duke qënë se fëmija nuk është në gjendje të shikojë përtej një distance prej 25 cm pa qënë në gjendje gjithashtu të dallojë ngjyrat. Por ju duhet të dini se më e rëndësishmja është që ai është në gjendje të krijojë njëfarë kontakti me sytë e nënës si edhe të njohë thithin gjatë pirjes së gjirit.
4. Shijimi
Papilat e shijimit shfaqen rreth javës së 12-të të shtatëzanisë, duke bërë që në bazë të shijes, në momentin që fëmija gëlltit lëngun amniotik, të transmetohet në zonat cerebrale një ndjesi e caktuar. Nëse fëmija ndien në lëngun amniotik shije të ëmbël fillon të pijë dyfish, për të ndaluar së gëlltituri lëng nëse ndien shije të hidhur. Mendohet se ushyqerja e nënës i prezanton fëmijës shije të ndryshme, të cilat do të ndikojnë edhe në ushqyerjen e tij me ushqime të ngurta. Nëse një ushqim është shumë i pëlqyer nga nëna, fëmija do të marrë një ndjesi mirëqënie, gjë e cila do të bëjë që fëmija ta vlerësojë shijen e atij ushqimi edhe pas lindjes.
5. Dëgjimi
Fëmija e dëgjon zërin tuaj. Ai është në gjendje të reagojë ndja tingujve duke filluar nga java e 16-të e shtatëzanisë, pra shumë më parë se të zhvillohen organet e dëgjimit. Pas javës së 24-t ai është në gjendje të dëgjojë normalisht jo vetëm zhurmat fiziologjike te trupit të nënës (rrahjet e zemrës, frymëmarrjen, qarkullimin e gjakut), por pjesërisht edhe ato të jashtme. Duke filluar nga gjysma e dytë e shtatëzanisë, fëmija është në gjendje të njohi zërin e nënës, duke bërë që në momentin që ajo flet me ëmbëlsi rrahjet e tij të zemrës të ndryshojnë. Ai është në gjendje të dallojë gjithashtu edhe zërin e babait, muzikën që mund t’i vendoset etj. Pra dëgjimi është shumë i rëndësishëm për ta bërë fëmijën të familjarizohet me disa gjëra, duke i rregjistruar ato në memorien e tij. Menjëherë pas lindjes, fëmija është në gjendje të njohë zërin e nënës, rrahjet e saj të zemrës, duke qënë në gjendje të njohë edhe një përrallë që nëna mund t’i ketë treguar ndërsa ka qënë brenda barkut të saj. Duhet të dini se fëmija ka edhe një perceptim të tingujve që ka lëshuar ai vetë, kështu nëse do t’i vendosni të dëgjojë një regjistrim të vetes së tij ndërsa është duke qarë, do të qëndrojë indiferent, ndërsa nëse do të bëni këtë me një regjistrim të një fëmije tjetër ai do të fillojë të reagojë duke bërtitur dhe qarë.

Lexo dhe:Çfare enderron bebi ne barkun e nenes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X