Muzikë për fëmijën në barkun e nënës apo më mirë qetësi?

0 0

Që muzika në barkun e nënës mund të nxisë zhvillimin e trurit të foshnjës, është rezultati i publikuar nga shumë studime: disa thonë se stimulon dëgjimin, sipas të tjerëve lehtëson zhvillimin e proceseve të komunikimit, sipas studimeve të tjera mund të sjellë gjithashtu gjendje qetësie për nënën duke e reflektuar këtë edhe tek fëmija në të ardhmen me një ndikim shumë pozitiv në shëndetin mendor dhe jo vetëm.

Megjithatë, në këtë fushë ka ende shumë për të zbuluar, ndaj nuk duhet ta teproni. Kjo është këshilla që vjen nga Alice Mado Proverb, një profesor i Psikobiologjisë dhe Psikologjisë fiziologjike në Universitetin e Milanos, për lajmin e qarkulluar në muajt e fundit për përdorimin e pajisjeve intra-vaginale akustike për administrimin e tingujve dhe muzikës, për t’i dëgjuar fëmija në barkun e nënës, në mënyrë që të stimulohet zhvillimin neurologjik sa më shpejt të jetë e mundur.

Heshtja është më e mirë

Psikobiologjia thekson se supozimi se stimulimi me valët e zërit deri në një maksimum prej 54 decibel (niveli i një bisede normale)”, e bën fetusin më inteligjent është pa bazë shkencore.

Rreziku i gjumit të trazuar

Muzika me këto pajisje për më tepër mund të prishë gjumin e të palindurit e të japë rezultate të kundërta me ato të dëshiruara, pasi një cilësi e dobët e gjumit të fetusit është e lidhur me zhvillimin e dobët dhe rrit shanset për lindje të parakohshme.

Zëri i nënës

Megjithatë dëgjimi i muzikës pa përdorimin e pajisjeve të veçanta që i pëlqen nënës mund të nxisë prodhimin e hormonit të mirëqeniës, hormon që arrin fetusin. Fëmija gjithashtu ndihet mirë duke dëgjuar zërin e nënës.

Duhet të dini!

Ka dy lloje të gjumit të fëmijës: i qetë dhe aktiv. Gjatë gjendjes së gjumit të qetë, jetik për zhvillimin e trurit, ka shenja që tregojnë qartë se fëmija është në gjendje pushimi, ndërsa gjatë gjumit aktiv, ka aktivitete të larta.

Lexo edhe: Nderverpimi i nenes me fetusin percakton marredhenien e tyre ne te ardhmen






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X