Çfare enderron bebi ne barkun e nenes?

0 1

Fetusi shikon ëndrra

Studime të shumta deri tani kanë treguar se fetuset, gjatë qëndrimit të tyre në barkun e nënës, ëndërrojnë sikurse të rriturit. Të gjitha nënat e ardhsme duhet të jenë të vetëdijshme se 24-orëshi i fetusit të tyre, kalon mes gjumit dhe zgjimit.

Ëndrrat zhvillojnë sistemin nervor

Ëndrrrat mendohet se zhvillojnë sistemin nervor të fëmijës, prandaj ato janë shumë të rëndësishme. Studiuesit mendojnë se idealja është që koha e gjumit të nënës të përkojë me atë të bebit, në mënyrë që ai të jetë i qetë, por kjo jo gjithmonë është e mundur. Prandaj, mund të ndodhë që nëna teksa fle, ndien fëmijën që i godet. Kjo ndodh sepse fëmija është zgjuar.

Faza REM e gjumit

Fëmijët shpenzojnë 50% të kohës së gjumit në gjumë aktiv, që njihet si faza REM e gjumit, kur shihen edhe ëndrrat. Ndërsa të rriturit kalojnë në fazën REM vetëm në 25% të gjumit të tyre. Kjo tregon se fetusi mund të ëndërrojë më shumë sesa prindërit e tij.

Çfarë ëndërron fetusi?

Përmbajtja e saktë e ëndrrave të tyre nuk është mundur të shpjegohet, por shkencëtarët besojnë se ëndrrat e tyre përbëhen vetëm nga imazhe, pa dialog, pasi ata nuk e kanë të zhvilluar ende të folurën.

Lexo edhe: Zeri i babait, shume i rendesishem per fetusin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X