5 metoda natyrale per te rregulluar ciklin dhe stimuluar ardhjen e mestruacioneve

0 0

Shumë femra kanë një cikël jo të rregullt, me menstruacione të cilat vonohen gjithmonë për t’u shfaqur në mënyrë të papritur në një datë tjetër. Kjo mund të jetë dicka shqetësuese për femrën pasi nuk mund të planifikojë disa evente të caktuara si për shembull pushimet në bregdet. Rëndësia e të pasurit një cikli jo të rregullt shkon përtej organizimit të pushimeve në rastet kur kërkohet një shtatëzani. Vonesat e ciklit bëjnë të mundur që gruaja të mos jetë në gjendje të llogarisë ditët e saj fertile, por edhe shpesh të zgënjehet pas mendimeve se ngjizja ka ndodhur.

Cikli i çrregullt është një fenomen shumë i shpeshtë, duke qënë se rregullsia e tij lidhet me ekuilibrin hormonal, fizik dhe psiko-fizik të gruas. Do të mjaftonte një situatë stresi për të dhe gjithcka të merrte rrjedhën e gabuar. Pra nëse nuk kemi të bëjmë me një patologji endocrine, si për shembull ovaiet policistike apo një deficit luteal, para se të merrni hormone, mund të provoni disa metoda natyrale që mund të ndikojnë pozitivisht në rregullimin e ciklit menstrual, si edhe shfaqjen e periodave.

1. Rregulloni ritmin e jetës tuaj
Përpiquni të keni ritme të rregullta në jetën tuaj. Kjo nënkupton ngrënien e ushqimit në të njëjtën orë, zgjimin në të njëjtën orë, leximin e një libri po në të njëjtën orë e kështu me rradhë. Vendosja e një rutine positive në jetën tuaj do të ndikojë në prodhimin e oksitocinës, e cila është hormoni i mirëqënies dhe për pasojë do të ndikojë pozitivisht në gjendjen e përgjithshme psikologjike. Përpiquni që aktivitetet e ditës tuaj t’i bëni gjithmomë në të njëjtën orë dhe me të njëjtën kohëzgjatje. Kjo do të bëjë që truri të mësohet të lëshojë hormone e caktuara gjithmonë në të njëjtën kohë, dhe për pasojë do të mësohet ta bëjë këtë edhe me hormonin Gnrh, i cili është një hormon i hipotalamusit dhe që stimulon hipofizën të prodhojë hormone e ciklit.

2. Mbani nën kontroll stresin
Një orë gjimnastikë 3-4 herë në javë do t’ju ndihmojnë të clironi tensionin, gjë e cila mund të alternohej me një orë meditim. Kjo do të jetë një mënyrë e mirë për të shkarkuar ankthin dhe stresin. Duhet t’ju kujtojmë se meditimi duhet të kryhet pas aktivitetit fizik, pra vetëm pasi trupi ka kryer funksionin e tij lëvizës. Lëvizja e kufizuar që karakterizon njeriun e sotëm për shkak të këvizjes së theksuar me makinë, bën të mundur që niveli i stresit të rritet për shkak të kortizolit, i cili prodhohet dhe nuk konsumohet.

3. Magjia e nxehtësisë
Ngrohtësia është një vazodilatator shumë i mirë, dhe për këtë do t’ju vinte në ndihmë një banjo turke, sauna ose thjesht një borsë me ujë të ngrohtë. Të gjitha këto do të ndikonin mjaft pozitivisht në favorizimin e ciklit menstrual.

4. Konsumoni selino dhe kiwi
Kiëi është një frut shumë i pasur me vitamin C, e cila stimulon kontraksionet e vogla të uterusit të nevojshme për ardhjen e ciklit, të njëjtën gjë e bën edhe selinoja. Konsumoni kiëi dhe selino krudo midis vakteve dhe brenda disa muajve do të vëreni ndryshime.

5. Kryeni marrëdhënie seksuale
Veprimi i prostaglandinës është shumë i fuqishëm pasi do të stimulojë kontraksionet e uterusit, dhe pikërisht kjo gjendet në lëngun seminal. Dikush mund t’ju sugjerojë fitoterapinë apo përdorimin e aspirinës për shkak të vetisë së saj anti-koaguluese, por nëse jeni duke tentuar për një shtatëzani nuk është e udhës përdorimi i medikamenteve, duke qënë se mund të ketë ndodhur ngjizja dhe ju ende të mos jeni në dijeni. Pra rregullimi i ciklit nëpërmjet këtyre metodave duhet të evitohet në mënyrë absolute duke qënë se mund të kenë efekte tek embrioni.

Lexoni dhe : Dhimbjet gjate ciklit menstrual






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X