Në momentet e para që mësojmë se në trupin tonë po zhvillohet një fëmijë , fillojmë menjëherë të lexojmë gjithçka mundemi rreth shtatzanisë . Por cilat janë disa nga faktet që shpesh burimet e ndryshme “harrojnë” të përmendin rreth saj?
Ja cilat janë disa prej tyre…
- Do të keni disa ëndrra të bukura dhe të çuditshme
Clirimi i hormoneve, si edhe mendimet dhe shqetësimet e shumta rreth shtatzanisë dhe fëmijës mund të bëjnë që gjatë natës të shikoni ëndërra të çuditshme dhe ndoshta edhe të frikshme. Pavarësisht mënyrës si i shikoni, ëndërrat gjatë shtatzanisë janë shumë normale.
- Kërthiza juaj mund të “shpërthejë ” në çdo moment
Edhe në se keni një kërthizë të futur nga brenda mund të ndodhë në çdo moment që ajo të dalë në formë të fryrë mbi barkun tuaj. Kjo është diçka krejt normale.
- Barku juaj mund të bëhet “pronë ” publike
Mos u habisni në se persona të huaj do të “ofrohen” të përkëdhelin barkun tuaj edhe pa ju pyetur nëse munden. Dhe jo vetëm kaq! Ata mund të fillojnë të komentojnë në lidhje me formën, madhësinë si edhe faktin nëse janë shenja vajze apo djali. Ndonjëherë kjo gjë mund t’ju bë jë të ndiheni e veçantë , por ndonjë herë edhe mund të jetë shumë e bezdisshme.
- Do të vijë një moment që do të ndiheni shumë e fryrë
Para se barku juaj të fillojë të duket, ju mund të ndiheni shumë e fryrë dhe në shumë raste butoni i pantallonave mund të jetë gati për të shpërthyer. Për të mos pë rmendur gjoksin, që duket gjithmonë edhe më i fryrë .
- Mund të mos e duroni dot aromën e partnerit tuaj
Ai është babai i fëmijës tuaj dhe një kohësisht edhe personi të cilin e dashuroni, por mund të ndodhë që aroma e frymës së tij, apo e solucionit të pasrojës mund t’ju acarojë .
- Do të zbuloni se jeni të dashuruara me një tufë jastëkësh
Jastëkt mund të bëhen shoqëruesit tuaj më të mirë gjatë periudhës së shtatzanisë . Ata mund t’ju ndihmojnë të mbështesni barkun, të mbështesni gjoksin i cili është tepër i ndjeshëm sidomos ndaj shtypjeve etj. Pra mund të kuptoni sa i rëndësishëm do të bëhet ai për ju.
- Nevoja e vazhdueshme për të shkuar në banjo
Ndoshta do t’ju duhet që të përzgjidhni me kujdes vendet që do të frekuentoni në mënyrë që të keni sa më pranë një banjo. Nevoja për të urinuar do të jetë shumë e shpeshtë, sidomos gjatë trimestrit të parë dhe të tretë të shtatzanisë .
- Tashmë i ndieni thithat tuaj
Deri para shtatzanisë i shikonit që ishin atje, ndërsa tani mund t’i ndieni, ato mund të dhembin, mund të kullojnë pikat e para të qumështit, mund të therin.
- Filloni të gaboni në llogari
Shtatzania zgjat 9 muaj, pra zgjat 40 javë…prit pak, 40 javë bëjnë 10 muaj, si mund të ndodhë kjo? Pra kjo qënka një gënjeshtër?
- Duket sikur koha ndalet
Edhe pse zbuloni se në të vërtetë nuk janë 10, por 9 muaj shtatzanie, koha në trimestrin e fundit duket sikur është ndalur.
Flokët tuaja janë më me shkëlqim, më me jetë , dhe jo vetëm. Edhe barku jot fillon të ketë mjaft qime, të cilat duket se nuk janë shtuar vetëm në bark.
- Shtohen sekrecionet
Papritur sekrecionet e verdha mund të dalin nga hunda dhe fyti juaj. Kjo me siguri nuk ë shtë pë rmendur në librat që flasin për shtatzaninë apo jo?
- Rrjedhjet janë pa fund
Sekrecionet vaginale, rrjedhjet e gjirit, çdo gjë duket se vetëm nxjerr sekrecione.
- Këmbët tuaja do të pulsojnë
Këmbët janë gjymtyrët që do të preken më shumë gjatë shtatzanisë tuaj. Mund të ndodhë që edhe në gjumë t’i ndieni të pulsojnë ose të jenë vazhdimisht të fryra, dhe kjo për shkak të qarkullimit jo të mirë të gjakut në to.
Lexoni edhe: Fryrja e kembeve ne shtatzani
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu