Fryrja e kembeve gjate shtatzanise

0 0

Fryrja e këmbëve është një shqetësim shumë i zakonshëm që shfaqet gjatë shtatzanisë. Ajo shkaktohet nga faktorë hormonalë dhe vaskolarë. Ky shqetësim bëhet edhe më i madh nëse shtatzania zhvillohet gjatë muajve të verës, pasi klima e nxehtë shkakton vazodilatacion ( ngushtim të enëve të gjakut ).

Pse shfaqet fryrja e këmbëve në shtatzani?
Gjatë shtatzanisë trupi i gruas pëson një sërë ndryshimesh si rritje e nivelit të hormoneve ( estrogjenit, progresteronit ), ndryshime të faktorëve biokimikë ( rritja e përbërjes së lengshme të gjakut krahasuar me atë proteinike ), të cilat shkaktojnë shfaqjen e edemave.
Edemat zakonisht shfaqen gjatë trimestrit të dytë së shtatzanisë, dhe kryesisht në pjesën e poshtme te këmbëve, kaviljeve dhe në pjesën e sipërme të këmbëve. Në këtë fazë të shtatzanisë, fryrjen e këmbëve e përkeqëson edhe një faktor mekanik, ai i rritjes së peshës të uterusit ( mitrës ), rritje e cila shtyp enët e gjakut dhe e bën të vështirë kthimin e gjakut në zemër. Klima e nxehtë thekson vazodilatacionin, i cili e ngadalëson edhe më shumë qarkullimin venoz dhe limfatik.

Çfare duhet të bëjmë për të reduktuar fryrjen e këmbëve?
– Përpiquni të mbani nën kontroll peshën, e cila rrit shtypjen e enëve të gjakut.
– Evitoni qëndrimet e gjata në këmbë dhe pa lëvizur ose qëndrimin ulur për një kohë të gjatë. Ju duhet të bëni çdo ditë shëtitje, e cila mundëson qarkullimin e mirë të gjakut edhe në nivelin e shputave të këmbëve.
– Nëse do të keni mundësi të shkoni në det, do të ishin perfekte shëtitjet brenda në ujë, kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit ose gjatë pasdites, kur dielli djeg më pak dhe nuk bën shumë nxehtë.
– Ndërsa jeni në plazh nuk duhet të ekspozoni këmbët direkt në diell dhe duhet t’i freskoni ato vazhdimisht me ujë të frohtë.
– Përdorni këpucë të rehatshme dhe gjatë ditëve që nuk është shumë nxehtë përdorni geta elastike ( 70 den ).
– Qëndroni shtrirë për disa orë gjatë ditës duke vendosur disa jastëkë poshtë këmbëve.
– Për të lehtësuar fryrjet e këmbëve ju mund të bëni masazh, i cili do t’ju japi ndjesi lehtësimi. Këtë mund ta bëni duke shkuar tek një specialist masazhesh.
– Ndërsa jeni në shtëpi, duhet të masazhoni çdo ditë këmbët me një xhel ose krem rifreskues, duke filluar nga pjesa e poshtme e tyre dhe për të shkuar më pas drejt kofshëve.
– Tresni dy lugë me kripë të trashë në ujë dhe më pas fusni këmbët. Kjo do të ketë veti pozitive për shfryrjen e këmbëve.
– Sigurohuni që të konsumoni sasi të konsiderueshme uji ( të paktën 2lt në ditë ), sidomos gjatë ditëve të nxehta, për të favorizuar diurezën ( sasia e urinës gjatë 24 orëve ) dhe shmangien e mbajtjes së ujit në trup. Në tavolinën tuaj të ngrënies duhet të ketë ushqime me sasi të vogla kripe, si dhe sa më pak ushqime industriale, të cilat kanë sasi të mëdha klorur natriumi, i cili mban ujin në trup.
– Nuk duhet të merrni medikamente diuretike.

Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?
Nëse fryrjet e këmbëve janë modeste ato konsiderohen si fiziologjike dhe nuk përbëjnë problem për shëndetin e gruas dhe fëmijës. E vetmja gjë që duhet të bëni është të ndiqni këshillat e dhëna më lart.
Ju duhet të shqetësoheni nëse fryrja fillon të përhapet edhe në gjymtyrët e sipërme, duke përfshirë duart dhe fytyrën. Nëse kjo ndodh ju duhet të kontaktoni me mjekun tuaj gjinekolog, i cili do të bëjë matjen e tensionit si edhe vlerësimin e proteinave që ndodhen në urinë, kjo pasi shfaqja e edemave mund të jetë shenja e parë e pre-eklampisë, e cila duhet mbajtur nën kontroll.

Lexoni edhe: Disa fakte jo te verteta ne shtatzani






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X