6 gjerat per te cilat nuk duhet te shqetesoheni gjate lindjes

0 0

Gjatë shtatzanisë ju do të përpiqeni t’i keni te gjitha gati për momentin që do të sillni në jetë fëmijën tuaj, por ndonjëherë edhe mund të mos ja dilni të keni gjithçka në perfeksion.
Duke qënë kështu ju nuk duhet të shqetësoheni nëse:
1. Flokët tuaj nuk janë në rregull
Edhe pse mund të jeni përpjekur shumë që të jenë të krehura dhe te bukura mund të mos ja dilni t’i mbani nën kontroll në momentin e lindjes. Forma e tyre mund të prishet por ju duhet të mendoni për tjetër gjë në atë moment.
2. Tualeti juaj nuk do të jetë në rregull
Përpiquni që truku të jetë në rregull pas lindjes dhe jo në momentin e saj.
3. Përdorimi i disa fjalëve vulgare
Edhe pse nuk e keni bërë kurrë më parë, në atë moment mund t’ju ndihmojë në perceptimin më te reduktuar të dhimbjeve, kështu shprehen edhe disa studime. Kjo për mjekët është diçka normale.
4. Këmbët e mia nuk janë të depiluara
Nuk ka rëndësi kjo, por zona vaginale po. Për këtë arsye duhet të depiloheni shpesh dhe nëse nuk e bëni dot vetë mund t’ju ndihmojë bashkëshorti.
5. Do te defekoj gjatë lindjes
Ka shumë mundësi që kjo të ndodhë duke qënë se fëmija ushtron presion kur kalon në kanalin e lindjes. Ju nuk duhet të shqetësoheni sepse mund të bëhet fjalë për një sasi të vogël.
6. Ajri dhe gazrat
Edhe këto do të jenë të pranishme gjatë lindjes por duhet të mendoni se nuk jeni e vetmja që i përjetoni dhe për stafin mjekësor nuk është diçka e pazakontë.

Lexoni edhe: Te mirat e te qenit e ndergjegjshme gjate momentit te lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X