5 gjëra jo të zakonshme që ndodhin në trupin e femrës

0 0

Në Greqinë e lashtë, gratë konsideroheshin një specie e ndryshme nga burrat për shkak të ndryshimit në trup dhe në virtyte. Por edhe pse janë ndryshuar të drejtat civile, ka ende shumë mistere lidhur me trupin femëror.

Më poshtë do t’ju tregojmë disa fakte dhe studime të reja për një pjesë të madhe të popullsisë dhe disa prej tyre mund të befasojnë edhe njerëzit më të ditur.

1.Të vjellat në mëngjes u bëjnë mirë grave shtatzëna. Shkencëtarët nga Universiteti i Kolorados kanë zbuluar se të vjellat në mëngjes gjatë shtatzënisë janë në fakt një mekanizëm mbrojtës dhe përballues, që ndihmojnë fetusin të shmangë toksinat nga peshqit, mishi dhe shpendët që konsumon nëna. Gjithashtu, nëse ju keni të vjella në mëngjes, kjo mund të jetë një shenjë e një fëmije të fortë, pasi gratë që kanë të vjella në mëngjes kanë shanse më të ulëta për të abortuar.

2.Gratë janë me të vërtetë më të mira për të dëgjuar edhe nga larg. Që në një moshë të hershme femrat mund të njohin një lloj zhurme nga shumë larg. Për shembull një nënë arrin të dallojë të qarën e fëmijës së saj nga e qara e një fëmije tjetër. Kjo aftësi mund të jetë e dobishme jo vetëm për t’u kujdesur për një fëmijë, por edhe për të dalluar kur njerëzit gënjejnë, kjo pasi femrat arrijnë të shohin ndryshimin më të vogël në tonin e një zëri nga gënjeshtra që ai thotë.

3.Femrat janë “më të sinqerta”. Ndërsa truri mashkullor është më i madh, femrat tregojnë rreth 3% rezultate më të mira në testet e inteligjencës. Ato kanë një aftësi për të bërë gjëra të shumëfishta në të njëjtën kohë për shkak të një ndryshimi që kanë në strukturën e trurit të vogël. Kjo zonë e trurit është më e madhe tek femrat dhe ka rreth 30% më shumë lidhje nervore se sa në trurin e meshkujve.

4.Kromozomi X është pjesë e një sistemi të mirë imunitar. Sipas shkencëtarëve kromozomi X që është përgjegjës për lindjen e një foshnjeje ka më shumë mikro-ARN, e cila forcon sistemin imunitar të foshnjës dhe ul rrezikun e kancerit.

5.Gratë sëmuren më shumë. Hormoni estrogjeni i cili është më i pranishëm tek femrat sesa meshkujt, është përgjegjës për shtypjen e procesit të inflamacionit. Kjo do të thotë se trupat e grave sëmuren më shpejt se sa të burrave. Estrogjeni gjithashtu ngadalëson plakjen e trupit, kështu që ato kanë më shumë gjasa të jetojnë më gjatë.

6.Pjelloria ndikon në tërheqjen fizike. Është vërtetuar shkencërisht se meshkujt zakonisht tërhiqen nga femrat pjellore edhe nëse një fëmijë nuk është një qëllim në marrëdhënien e tyre. Ata e marrin atë nga aroma dhe tendenca të tjera biologjike.

Lexo edhe: Meshkujt dhe femrat, te ndryshem edhe ne endrra

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X