Vlerat e glicemise ne shtatezani, ja kur kemi te bejme me diabet

0 0

Me diabet gestacional i referohemi diabetit që shfaqet gjatë periudhës së shtatëzanisë. Ashtu si të gjithë tipet e tjerë të diabetit, edhe ai gestacional i referohet mënyrës se si qelizat e organizmit e përdorin sheqerin (glukozën), burimin më të rëndësishëm të energjisë. Diabeti gestacional bën të mundur rritjen e niveleve të sheqerit në gjak (glicemia) dhe kjo mund të shkaktojë probleme për shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Cfarë mund të bëjë nëna në këtë rast?

Nëna duhet të përpiqet ta mbajë nën kontroll diabetin duke ndjekur një dietë shumë të shëndetshme ushqimore, duke kryer aktivitet fizik si edhe nëse do jetë e nevojshme edhe duke marrë medikamentet e përshkruara nga mjeku.

Si bëhet diagnostikimi?

Vlerat e glicemisë do të maten me anën e një analize gjaku e cila kryhet esëll, e cila do të nxjerrë përqëndrimin e sheqerit të pranishëm në organizëm (glicemia bazale). Më pas gruaja do të pijë një pije e cila përmban rreth 75 gr glukozë dhe do t’i nënshtrohet një analize tjetër, pas 1-2 orësh (në disa raste të rralla pas 3 orësh). Në disa raste kjo pije mund të shkaktojë tek gruaja të vjella, të përziera, djersitje, marrje mendsh dhe në rastet më ekstreme, gjendje të fikti.

Vlerat e glicemisë

Kur analiza është bërë esëll: konsiderohet diabet nëse vlerat e glicemisë janë më të larta se 126 mg.

Kur analiza është bërë pasi gruaja ka marrë 75 gr glukozë: konsiderohet prediabet nëse glicemia ka vlera nga 140-199 mg, dhe diabet nëse glicemia ka vlera më të mëdha se 200 mg.

Lexoni edhe: Diabeti gjate shtatzanise: te gjitha rreziqet per nenen dhe femijen






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X