Rëndësia e përzgjedhjes së gjinekologut në shtatzëni

0 0

Shtatzënia mesatarisht zgjat përafërsisht 40 javë, dhe gjatë kësaj kohe nevojitet besim dhe siguri për shëndetin tuaj dhe të foshnjës – që të jetë në duart e duhura. Vlen të përmendet që është shumë e rëndësishme të keni pranë gjinekologun apo gjinekologen me të cilët kuptoheni dhe me të cilët keni vendosur një marrëdhënie mirëbesimi, në mënyrë që shtatzënia e juaj të kalojë sa më qetë.

Gjinekologun e përzgjedhur do ta takoni shpesh gjatë shtatzënisë. Ai do të kujdeset për shtatzëninë tuaj, dhe do të tentojë të zbulojë komplikimet e mundshme, e gjithashtu do t’ju ndihmojë me këshilla në rast të parregullsive si edhe do të kujdeset në mënyrë të pandalshme për shëndetin tuaj dhe të foshnjës.

Vizita e parë në shtatzëni

Kur të kuptoni që jeni shtatzënë, mos hezitoni të realizoni kontrollin e parë. Mund ta bëni këtë tek gjinekologu ku jeni vizituar deri më tani, por mund të mendoni edhe për ndonjë zgjedhje tjetër, nëse keni ndonjë brengë. Është shumë e rëndësishme që gjatë vizitës të ndjeheni të lira dhe të sigurta, ndaj sugjerojmë që mos t’ju frikësojë përzgjedhja e ndonjë mjeku tjetër, që ju bën të ndiheni më të lira.

Kontrollin e parë do ta zhvilloni rreth javës së 8 dhe 12 të shtatzënisë. Gjinekologu do ta vlerësojë gjendjen e mitrës suaj dhe do ta bëjë një kontroll të lehtë. Do t’ju matë shtypjen e gjakut, dhe do të tentojë të bisedojë me ju për rëndësinë e acidit folik gjatë shtatzënisë, të ushqyerit shendetshëm, aktiviteteve trupore, ushtrimeve nën mbikëqyrje dhe edukimin për prindërit e ardhshëm. Përmes sondës vaginale, do të vlerësojë nëse po zhvillohet shtatzënia në mitër, funksionet vitale të fetusit dhe sa fëmijë  do të lindni. Do të përcaktojë edhe terminin e pritshëm të lindjes. Sipas nevojës do të marrë një strisho nga qafa e mitrës (PAPA test).

Duhet të informoheni edhe për përcaktimin e grupit të gjakut dhe faktorit Rh, testi ICT dhe hemogrami, kontrollin e urinës dhe testin e prostaglandinës IgG dhe IgM për testin e toksoplazmozës.

Gjatë kohës së vizitës së parë është shumë e rëndësishme që gjinekologu t’ju shpjegojë qëllimin e ekzaminimit, testet dhe hulumtimet, dhe mos ngurroni ta pyesni për gjithçka që ju intereson për të qartësuar çdo dilemë.

Vizitat te gjinekologu gjatë shtatzënisë

Në Kroaci për shtatzënat e shëndosha parashihen 10 kontrolle të rregullta gjinekologjike dhe dy ekzaminime me ultratinguj. Ultratingulli i parë bëhet për përcaktimin e shtatzënisë nga java e 8 deri në javën e 12, ndërsa ekzaminimi i dytë për zhvillimin e fetusit midis javës së 20 dhe 22-të. Gjatë çdo ekzaminimi matet shtypja e gjakut, pesha trupore e shtatzënës dhe jepet një mostër e urinës.

Në fillim ekzaminimet do të jenë në distancë kohore nga 4 deri në 6 javë, pastaj më shpesh. Në tremujorin e fundit së pari çdo 14 ditë, pastaj çdo javë.

Shtatzënat i ndajmë me rrezikshmëri të lartë dhe ato me të ulët për nga mundësia për komplikime. Gjinekologu juaj që do të përcaktojë nëse ju bëni pjesë në ndonjë prej këtyre nivele dhe do ta përzgjedhë llojin dhe numrin e ekzaminimeve. Do t’ju thotë gjithashtu nëse do të ketë nevojë të bëni më shumë ekzaminime të ultratingujve apo edhe teste shtesë, për vlerësimin e gjendjes së fetusit.

Kryerja e testeve prenatale

Me gjinekologun tuaj mund të këshilloheni lidhur me testet prenatale, mund ta pyesni për rekomandime. Rrallë ndonjë shtatzënë e cila kalon nëpër shtatzëni, nuk e lë pa e bërë ndonjë test prenatal.

Mund të zgjidhni mes testeve siç është matja e translucencës nuhale apo testeve diagnostike, siç është amniocenteza. Dallimi më i rëndësishëm qëndron në faktin që testi diagnostifikues jep vërtetësinë përfundimtare apo jo, në dyshimin që ekziston ndonjë parregullsi kromozomale siç është Sindroma Down, apo ndonjë rrezik tjetër, ekzistojnë ende teste invazive ku mundësia e abortit sillet afro 1%. Testet e përzgjedhura janë joinvazive, pa rrezik dhe në parim shumë të saktë, por për dallim nga testet diagnostifikuese, nuk e japin rezultatin përfundimtar.

Gjinekologu do t’ju prezantojë mundësitë, sigurisht edhe t’ju njoftoj për mundësinë e testit NIFTY (testi prenatal joinvaziv), i cili u rekomandohet të gjitha shtatzënave, sidomos atyre që bëjnë pjesë në grupin me rrezikshmëri më të lartë (më të vjetra se 35-vjet/apo atje ku janë çrregullimet kromozomale prezente në familje). Bëhet fjalë për teknologjinë më të re të testimit, që u rekomandohet të gjitha shtatzënave, zbulon rrezikun nga Sindroma Down, Edwards apo Patau, aneuploidinë e kromozomeve të gjinisë apo të trisomive tjera dhe një numër të madh të delecioneve dhe duplikacioneve që mund të kenë ndikim në zhvillimin e frytit. Për bërjen e testit NIFTY nevojitet gjaku i nënës të marrë nga damarët, që e bën testin NIFTY shumë të sigurt për fetusin. Mostra analizohet në laborator, dhe rezultatet mund të merren në afat prej 6-8 ditë të punës.

Testi NIFTY është më i saktë në krahasim me ekzaminimin e translucencës nuhale. Shkalla e prezencës të tri trisomive më të shpeshta të cilat janë prezente gjatë lindjes te testi NIFTY, është më i lartë se 99%.

Në testim do t’ju udhëzojë gjinekologu nëse gjatë kontrollit me ultratinguj ai sheh çfarëdo rreziku që tregon për mundësi të parregullsive kromozomale.

Gjithsesi duhet të bisedoni për invazivitetin, sigurinë dhe besueshmërinë e metodave të ndryshme dhe bashkë me të gjeni atë që më së shumti ju përshtatet.

Gjatë shtatzënisë gjinekologu është personi i cili do t’ju ndihmojë me kompetencën e tij profesionale, mund t’ju këshillojë lidhur me të gjitha brengat tuaja me të cilat mund të ballafaqoheni gjatë shtatzënisë. Andaj është shumë e rëndësishme ta gjeni njeriun të cilit mund t’i besoni, sepse këta 9 muaj do të jenë shumë më të qetë kur e dini se mund të mbështeteni të gjinekologu juaj.

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTYvizitoni faqen  niftytest.alprofilin në Instagram nifty_test_albaniallogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni,por ndërkohë mos harroni që tashmë pagesa e testit NIFTY PLUS mund të realizohet edhe nëpërmjet kësteve.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X