Të përzierat e të vjellat konsiderohen simptoma tipike e shtatzënisë (rreth 80% e grave vuajnë), që zakonisht tenton të vazhdojë për tre muajt e parë dhe pastaj (përveç rasteve të rralla) zhduket në tremujorin e dytë.
Ndjenja e të përzierave
Në përgjithësi ndjenja e të përzierave është më e fortë në mëngjes, në kohën e zgjimit, por mund të ndodhë edhe gjatë ditës. Për ta larguar ose parandaluar atë, ju rekomandojmë të hani disa biskota të thata.
Neveria për ndryshimet e ushqimit
Ndjenja e neveritjes për ushqimin (veçanërisht ato me yndyrë) shpesh shoqërohet nga një ndryshim plotësisht i paparashikueshëm i aromave. Ka gra që e pëlqejnë kafen dhe që, gjatë shtatzanisë, kafja ju duket e neveritshme, të tjera që më parë kanë dashur ta parfumosen dhe që tani nuk mbajnë më asnjë lloj aromë, apo të tjera që “çmendeshin” për ëmbëlsirat dhe që tani ata nuk mund t’i shohin më …
Hormoni beta-HCG
Duket se faji për të përzierat dhe ky ndryshim i papritur i shijes është për shkak të gonadotropinës korionike (HCG), hormonit të prodhuar që nga konceptimi që lejon të mirëmbahet në organizmin e nënës së ardhshme një mjedis i favorshëm për rritjen e fetusit.
Hormoni HCG, i cili ka si detyrë të stimulojë vezoret për të prodhuar sasi të mëdha të progesteronit, vepron në tremujorin e parë të shtatzanisë dhe pastaj gradualisht zvogëlohet. Kjo shpjegon pse të vjelljat dhe ndryshimet në shije dhe aroma zakonisht zhduken ose në çdo rast zvogëlohen dukshëm duke filluar nga muaji i katërt.
Lexo edhe: Çfarë mund të bëjë partneri për t’ju lehtësuar të vjellat e mëngjesit?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu