Te shkojme ne plazh gjate shtatzanise

0 0

Shtatzania nuk ju pengon të shkoni në det si edhe të merrni rreze dielli, por sigurisht që kërkon të ndiqni disa rregulla të caktuara si edhe të tregoni më tepër kujdes. Të gjitha gratë shtatzëna e kuptojnë që gjatë shtatzanisë lëkura bëhet më e ndjeshme si pasojë e veprimit të hormoneve. Edhe kjo gjëndje bën pjesë në ndryshimet që pëson trupi i nënës së ardhshme gjatë 9-të muajve të shtatzanisë.

Ju nuk duhet të harroni se kjo ndjeshmëri e lëkurës theksohet edhe më tepër gjatë ekspozimit në diell dhe për këtë arsye duhet të merrni masa sa herë që vendosni të shkoni në plazh.
Frekuentimi i plazhit gjatë shtatzanisë është diçka shumë e rëndësishme, sespe të gjithë e dimë që dielli është një burim i mirë i vitaminës D, e cila favorizon absorbimin e kalçiumit dhe forcon kockat. Por, edhe kjo gjë duhet bërë në mënyrë të kufizuar, pasi në të kundërt mund të rezultojë e rrezikshme për shtatzaninë.

Ekspozimi i tepërt në diell mund të shkaktojë dehidratim, djegie të lëkurës, njolla në lëkurë, tejnxehje, e cila mund të shkaktojë dëme në trurin e fetusit. Përveç këtyre dielli favorizon plakjen e hershme të lëkurës si edhe shfaqjen e melanomave (tumore të lëkurës).
Ja cfarë duhet të bëni që të keni një ekspozim të sigurt në diell

– Vendosni një krem mbrojtës në lëkurë
Është shumë e rëndësishme që gjatë ekspozimit në diell të aplikoni në lëkurë një krem mbrojtës me faktor të lartë edhe nëse lëkura juaj është tashmë e nxirë. Ky produkt krijon një barrierë të padukshme, e cila mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit.
Kremi duhet të ketë një spektër të madh mbrojtje si për rrezet UVA ashtu edhe për rrezet UVB. Shkalla e mbrojtjes zakonisht bazohet tek fototipi, për shembull nëse keni sy të çelët dhe flokë gështenjë nuk duhet të përdorni krem me spf 30. Në përgjithësi nuk duhet të përdorni krem me spf poshtë 15 nëse lëkura juaj është e çelët, edhe nëse keni shumë kohë që ekspozoheni në diell.
Mos harroni të mbroni fytyrën tuaj duke përdorur një krem hidratues të posaçëm me faktor mbrojtës, sidomos nëse lëkura juaj është e predispozuar të krijojë njolla. Kremi mbrojtës duhet të aplikohet rreth 30 minuta para daljes në diell si edhe duhet të përdëritet vazhdimisht. Mos harroni të lyeni edhe shputat e këmbëve, veshët dhe duart, zona të cilat zakonisht “harrohen” të mbrohen.

– Mbulohuni
Nëse do të qëndroni në diell për një kohë të gjatë (pa e ekzagjeruar) është e detyrueshme vendosja e kapeles së gjërë, e cila do të mbrojë fytyrën dhe supet nga dielli, edhe pse ky veprim konsiderohet si një mashtrim për të shmangur tejnxehjen e trupit.
Vishni rroba të holla dhe me ngjyra, të cilat lejojnë qarkullimin e ajrit në lëkurë. Sigurohuni që vëshjet të jenë prej materiali pambuk ose lino, pasi janë më të freskëta. Nuk duhet të harroni pa vënë syzet e diellit me lente mbrojtëse cilësore.

– Orët e hijes
Gjatë shtatzanisë është mirë të evitoni të qëndroni për shumë kohë ulur ose shtrirë në diell, sidomos gjatë trimestrit të parë. Evitoni daljen në diell gjatë orëve të nxehta (11:00-16:00)

– Konsumoni lëngje
Është shumë e rëndësishme të jeni gjithmonë të hidratuara dhe për këtë duhet të pini shumë lëngje, sidomos ujë. Kjo do t’ju ndihmojë të mbani lëkurën e freskët dhe të reduktoni fryrjet.

– I bëni “pritë” tejnxehjes së trupit
Tejnxehja e trupi është shumë e dëmshme, sidomos gjatë trimestrit të parë të shtatzanisë, sepse mund të kompromentojë zhvillimin korrekt të fetusit. Për këtë arsye nuk këshillohen qëndrimet e gjata ulur ose shtrirë në mënyrë direkte në diell. Mundohuni të freskoheni herë pas here dhe të pini shpesh ujë.
Nëse do të ndiheni vapë i fusni sidomos këmbët shpesh në ujë si edhe sigurohuni që të lagni shpesh lëkurën.
Dhe nëse ndiqni këto këshilla shijoni shtatzaninë dhe plazhin në mënyrën më të mirë të mundshme!

Lexoni edhe: Ne cilin muaj te jetes mund ta coj bebin ne plazh?

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X