Në momentin që embrioni nuk rrënjoset apo ngulitet në uterus do të jemi përballë një shtatëzanie jashtë mitre, e cila sigurisht që shoqërohet me disa shqetësime tek gruaja. Në momentin që embrioni nuk ndodhet në uterus, zhvillimi nuk do të bëhet në mënyrë korrekte dhe për këtë arsye shtatëzania mund të përfundojë në mënyrë spontane ose me anën e ndërhyrjes nga ana e mjekut. Gruaja duhet të shkojë tek gjinekologu menjëherë sapo të ketë ndier shqetësimin e parë.
Cilat janë shqetësimet që një shtatëzani jashtë mitre mund të shfaqë?
Në momentin që mund të shfaqen rrjedhje gjaku të ngjashme me menstruacionet, gruaja mund të mos jetë në dijeni të shtatëzanisë. Këto rrjedhje mund të jenë më të errëta dhe më të lëngshme. Ndërkohë ajo mund të ndiejë të njëjtat shqetësime me ato të grave të tjera shtatëzëna, por në një rast të tillë testi i shtatëzanisë do të rezultojë negativ. Megjithatë mund të ndodhë që tek disa gra testi të rezultojë pozitiv dhe shtatëzania të verifikohet me anën e ekografisë që është jashtë mitre.
Shqetësimet e para që gruaja mund të ndiejë
Midis javës së 4-t dhe të 10-të gruaja mund të ndiejë:
- Dhimbje të vazhdueshme në fund të barkut dhe shpatull (për shkak të hemorragjisë e cila irriton diafragmën);
- Rrjedhje gjaku jo normale;
- Dhimbje barku pas marrëdhënieve seksuale;
- Presion në rectum;
- Të vjella dhe të përziera;
- Temperaturë;
- Gjendje të fikti, rritje të rrahjeve të zemrës, ulje të presionit të gjakut dhe marrje mendsh.
Shumë gra mund të mos kenë asnjë nga shqetësimet e mësipërme, duke bërë që ta kuptojnë se kanë të bëjnë me shtatëzani jashtë mitre vetëm me anën e analizave të posaçme apo ekografisë.
Artikuj te ngjashem:
https://www.pernenat.al/shtatezania-jashte-mitre-simptomat-shkaqet-dhe-aborti/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu