Si te veprojme nese plasin ujerat?

0 0

Plasja e ujërave manifestohet me daljen e lëngut amniotik nga vagina e gruas, gjë e cila në përgjithësi ndodh në fund të shtatzënisë, pra kur lindja është duke filluar, megjithatë kjo nuk e përjashton mundësinë që ujërat të plasin edhe më parë.
Plasja e ujërave
Pavarësisht nëse kjo plasje është e parakohshme apo në momentin e duhur, ju duhet të shkoni në spital por para se ta bëni këtë sigurohuni që ai lëng të mos jetë urinë e dalë në mënyrë të pavullnetshme. Duhet të shkoni me urgjencë në spital nëse ky ujë ka ngjyrë të errët në jeshile, kjo pasi është një shenjë e vuajtjes fetale. Plasja e ujërave afër momentit të lindjes nuk paraqet problem për shtatzëninë. Pasi kjo ka ndodhur, kontraksionet mund të shfaqen brenda 24-48 orëve dhe në rast se kalojnë 48-të orë, do të stimulohet lindja.
Përse stimulohet lindja nëse kalojnë 48-të orë nga plasja e ujërave?
Pas plasjes së ujërave rritet rreziku i shfaqjes së ndonjë infeksioni. Nëse gruaja është pozitive ndaj streptokokut B do t’i nënshtrohet menjëherë një terapie me antibiotikë në mënyrë që të evitohet transmetimi tek fetusi.
Plasja e ujërave para javës së 34-t
Nëse ndodh kjo gjëja e parë që bën mjeku është të sigurohet nëse gruaja është pozivive apo negative ndaj streptokokut B, dhe nëse ajo është pozitive merr trajtimin me antibiotikë dhe në të njëjtën kohë dozën e caktuar të betametasonit (gjilpëra që maturon mushkëritë e bebes). Betametasoni merret edhe në rast se nëna rezulton negative, por në këtë rast ajo nuk do të marrë antibiotik, por do të bëjë regjim absolut shtrati si edhe do të monitorohet vazhdimisht. Nëse ujërat pakësohen në ndjeshëm (oligodramnios) gruaja mund t’i nënshtrohet lindjes.

Lexoni edhe: Fillimi i lidjes, shenjat qe do t’ju bejne te kuptoni momentin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X