Metodat qe do t’ju lehtesojne ne lidhje me shqetesimet me te shpeshta te shtatzanise

0 0

Të pushosh në mënyrën e duhur gjatë shtatzanisë është diçka që arrihet me vështirësi nëse nuk bëni veprimet e duhura.

Ja cilat janë metodat që do t’ju lehtësojnë në lidhje me shqetësimet më të shpeshta të shtatzanisë.

  • Krampet e këmbëve shfaqet më tepër në muajt e fundit të shtatzanisë. Në këtë rast mund të bëni një masazh dhe të flisni me mjekun për të parë nëse keni mungesë të kripërave minerale.
  • Ndiheni sikur asnjë pozicion nuk është i duhuri? Mund t’ju themi se do të ndiheshit më mirë nëse do të qëndronit shtrirë në pozicion anësor, duke vendosur në zonën e barkut, këmbëve dhe veshkaven ndonjë jastëk.
  • Urinimi i shpeshtë është një tjetër shqetësim. Në këtë rast do t’ju këshillonim të konsumonit më pak lëngje para gjumit.
  • Aciditeti i stomakut, djegiet, refluksi, janë shqetësime që do t’ju bëjnë të mos flini rehat. Në këtë rast do të bënit mirë të konsumonit vaktin e mbrëmjes të paktën 2 orë para gjumit, si edhe gjatë ditës të hanit pak dhe shpesh.
  • Të vjellat do të lehtësoheshin duke e konsumuar ushqimin me copa të vogla. Gjitashtu mund të hani bukë të thekur (kraker) si edhe ushqime të tjera të thata si edhe të pini nga pak ujë me gaz.
  • Dhimbjet e shpinës do të lehtësoheshin nëse do të përdornit brezin e posaçëm që mban peshën e barkut si edhe jastëkët në zonën e veshkave dhe shpinës.
  • Ëndërrat e këqija janë një tjetër fenomen që shqetësojë gruan shtatzënë. Ato mund të kenë si subjekt humbjen e fëmijës, mungesën e aftësisë për të qënë nënë e mirë, të mos qënit në gjendje për të përballuar lindjen etj. Të gjitha këto e kanë burimin nga ankthi dhe shqetësimet që gruaja ndien gjatë ditës.

Ju këshillojmë që para se të shkoni në shtrat të bëni një banjo të ngrohtë, një masazh, të lexoni një libër të mirë duke pirë një filxhan me kamomil. Të gjitha këto do t’ju bënin të ndiheshit më e qetë..

Lexoni edhe: Si ndryshon kujtesa e gruas ne shtatzeni? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X