Shtatzënia, pse duhet t’i kushtohet vëmendje stresit të babait

Baballarët e stresuar dhe të shqetësuar gjatë shtatzënisë kanë më shumë gjasa që të kenë fëmijë me çrregullime emocionale dhe me çrregullime të sjelljes.




0 0

Në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre, fëmijët që kanë baballarët e stresuar do të jenë më kapriçozë, më të shqetësuar dhe më të frikësuar nga situatat e panjohura.

Pasojat te fëmijët

Studimi u krye nga studiues në Universitetet e  Kembrixhit, Birmingham, Neë York dhe Leiden dhe u shfaq në revistën Development & Psychopathology, ndërsa është i pari që shqyrton ndikimin tek fëmijët jo vetëm të stresit të nënave por edhe të baballarëve përpara dhe pas lindjes.

Studiuesit vlerësuan 438 prindër në shtatzëninë e tyre të parë, duke u dhënë atyre pyetësorë, dhe më pas fëmijët e tyre në 14 dhe 24 muaj të jetës. Doli që edhe mirëqenia mendore e baballarëve është thelbësore për të ardhmen e fëmijëve. Për më tepër, i njëjti studim zbulon për herë të parë që edhe konflikti në çift ndihmon në shpjegimin e disa problemeve emocionale tek fëmijët shumë të vegjël.

Më shumë rreziqe nga depresioni

Deri më tani përvojat e atyre që bëhen baballarë për herë të parë janë lënë mënjanë ose janë trajtuar të ndara nga përvojat e nënave. Në realitet, vështirësitë në marrëdhëniet e para të fëmijës me nënën dhe babain mund të kenë efekte afatgjata. Tashmë studimet e tjera kishin treguar se: stresi i përjetuar nga baballarët gjatë shtatzënisë së partneres së tyre, por edhe pas lindjes së fëmijës, mund të ndikojë në zhvillimin e trurit të fëmijëve, duke i predispozuar ata ndaj problemeve të tilla si depresioni.

Mbështetje e rëndësishme

Hulumtimi tregon gjithashtu se si një ambient stresues gjatë viteve të para të jetës mund të ushtrojë një efekt sinergjik me pasoja personale ndaj stresit të përcaktuar nga sfondi gjenetik i një personi (disa variante gjenesh mund t’i bëjnë disa fëmijë më të prekshëm se të tjerët për zhvillimin e psikopatologjive siç është depresioni) . Mesazhi është që të mos lihen vetëm nënat dhe baballarët që do të bëhen prindër. Rezultatet nxjerrin në pah nevojën për një mbështetje më të shpejtë dhe efektive të çifteve për t’i përgatitur ato më mirë për kalimin në prindërim dhe për të garantuar një zhvillim të shëndetshëm të fëmijës.

Lexo edhe: 10 Mënyra për të shijuar shtatzëninë (pavarësisht nga historitë horror që mund të dëgjoni).






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X