10 Mënyra për të shijuar shtatzëninë (pavarësisht nga historitë horror që mund të dëgjoni).

Ju mund të keni dëgjuar se periudha e shtatzënisë është një nga më të vështirat.  Ka shumë netë pa gjumë, dhimbje, ankth dhe grumbull emocionesh të ndryshme. Por e vërteta është se kjo periudhë nuk duhet të jetë e tillë.




0 0

Lexoni këto këshilla për ta shijuar shtatzëninë dhe bëhuni gati për të shijuar amësinë në maksimum.

1.Filloni leximin. Ndërsa relaksoheni gjatë shtatzënisë keni kohë të mjaftueshme për të filluar leximin. Merrni librin tuaj të preferuar ose merrni disa libra për fëmijë. Kështu kur të lindë fëmija juaj do të keni plot aventura dhe histori për t’I treguar.

2.Dëgjoni muzikë. Nëse keni vështërsi për t’u relaksuar, dëgjoni meloditë klasike. Mozart, Beethoven dhe Chopin janë gjenitë e muzikës dhe kanë kompozuar disa melodi klasike që do t’I adhuronit nëse do t’I dëgjonit. Përveç kësaj, muzika ka treguar se stimulon zhvillimin e trurit tek fëmijët dhe nëse doni të lindni një gjeni, duhet të dëgjoni muzikë të tillë.

3.Bëni një shëtitje jashtë shtëpisë. Ka diçka hipnotizuese në shëtitjet jashtë ambienteve të mbyllura, qoftë në park, në plazh, apo në lagje. Nëse ndiheni të stresuara, një shëtitje vetëm do t’ju ndihmonte. Lidhuni me natyrën dhe ndonjëherë vizitoni edhe kopështin zoologjil. Ajsi I freskët dhe dielli do t’ju bëjnë mirë.

4.Shfrytëzoni favoret që ju bëjnë. Shtatzënia është një mundësi ku një herë në jetë mund të kërkoni dhe të merrni “favore”. Ju do të shihni se si fqinjët dhe miqtë tuaj janë të gatshëm për t’ju ndihmuar dhe në këto raste shfrytëzojini mundësitë. Nëse dikush ju ofron një vend të posaçëm në autobus,uluni atje. Mos I refuzoni ofertat pasi nuk do ta dini kurrë se kur do të jetë hera tjetër kur mund t’ju bëjnë favore të tilla.

5.Meditoni dhe bëhuni kreative. Gjatë shtatzënisë do të keni një grumbull emocionesh pozitive dhe negative. Ështëë koha për të reflektuar dhe për t’u kthyer pas në kohë. Çfarë ju bashkoi me partnerin, çilat janë aspiratat për të ardhmen etj. Shkruani në një ditar emocionet që keni duke I shprehur të gjitha përmes shkrimit. Vizatimi është gjithashtu një mënyrë fantastike për të shprehur emocionet tuaja dhe për të krijuar vepra të bukura arti.

6.Flini sa më shumë. Jeta juaj do të pësojë një transformim gjatë dhe pas shtatzënisë. Ju nuk do të mund të bëni kompromis me orarin e gjumit e për këtë arsye duhet të shfrytëzoni çdo minutë që ju vjen gjumë. Merrni kohën që ju nevojitet.

7.Dilni me mikeëshat tuaja. Nëse keni menduar për t’u argëtuar sadopak takoni shoqet tuaja. Socializohuni, shkoni në dyqane për rrobat e shtatzënisë dhe tregujoni atyre barkun tuaj. Shijoni shoqërinë dhe relaksohuni duke larguar mendjen nga e përditshmja.

8.Bëni SPA. Për të shijuar sa më shumë periudhën e shtatzënisë, thjesht përkëdhelni veten. Bëni SPA ose një masazh në një sallon. Kujdesuni për veten pasi sapo të keni të voglin tuaj në krahë nuk do të keni më kohë për këto gjëra.

9.Shikoni filmat tuaj të preferuar. Edhe nëse ato janë seriale të gjata për t’u parë. Tani keni kohë më shumë se kurrë dhe është koha ta shfrytëzoni.

10.Ndiqni Kurse për nënat shtatzëna. Qëndrimi në formë dhe kujdesi  për trupin tuaj e bën shtatzëninë shumë më të lehtë. Ushtrimet relaksojnë mendjen. Bëni yoga apo çfarëdo lloj aktiviteti fizik që ju bën të ndiheni mirë.

Lexo edhe: A mund te konsumojme shalqi në shtatzëni?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X