50 arsyet pse duhet ta dashuroni periudhën e shtatzanisë

0 0

 

  1. Në javët e para, do të ndani sekretin me njerezit më të afërt dhe do të shijoni diçka që shumica e njerëzve nuk e dinë.
  1. Ju mund të kaloni kohë duke planifikuar, duke ëndërruar dhe fantazuar sesi do të jetë jeta juaj kur të bëheni nënë.
  1. Do të zgjidhni rrobat e fëmiëjs.
  1. Shtatzënia është justifikimi i përkryer për të përkëdhelur veten.
  1. Do të shijoni shumë ushqime.
  1. Do të krijoni afrimitet dhe njohje me shumë gra të tjera që janë në pritje të një fëmije.
  1. E sigurt që këtë periudhë rritja e barkut do të jetë përvojë pozitive.
  1. Mund të merrni këshilla nga nëna të tjera në faqen tonë dhe në grupime të ngjashme në internet.
  1. Keni një arsye për të blerë të brendshme të reja.
  1. Do të mësoni aq shumë për trupin tuaj dhe fëmijën në zhvillim!
  1. Mund të përfitoni kujdes dentar falas. (Varet nga vendi ku jetoni)
  1. Kur jeni shtatzënë, ju jeni shefja! Të tjerët do të bëjnë punë për ju.
  1. Do të merrni shumë kujdes nga të afërmit, miqtë, madje edhe të panjohurit.
  1. Nëse keni një motër, kushërirë ose mikeshë që është bërë prind, shfrytëzoni rastin për t’u lidhur më shumë me të.
  1. Kur të jeni gati, tregojini kujtdo lajmin tuaj emocionues, dhe shikoni fytyrat e tyre të ndriçojnë.
  1. Ju do të zbuloni befas talentet që as nuk e dini se keni në përpjekje për të përgattiutr rroba, apo gjëra të tjera për fëmijën.
  1. Do të ndjeni një vlerësim tjetër për prindërit tuaj.
  1. Ju mund të shpenzoni orë të tëra duke shfletuar në internet dhe duke ecur nëpër dyqane, duke zgjedhur ato që ju duhen për fëmijën.
  1. Do të ndjeni lëvizjet e para të fëmijës.
  1. Mund të dërgoni partnerin t’ju blejë diçka pa u ndjerë fajtore.
  1. Do t’i riktheheni fotove tuaja të fëmijërisë.
  1. Kur të kryeni aktivietet fizik, do ta dini se ju ndihmon ju dhe fëmijën.
  1. Mund të shihni shumë ëndrra, për të cilat do të qeshni me miqtë tuaj.
  1. Do të shijoni gjërat e vogla që blini për bebin.
  1. Do të argëtoheni duke bërë pazar.
  1. Nëse mbani ditar do të jetë përvojë e vlefshme për shtatzanitë e radhës.
  1. Do të filmoni dhe fotografoni momentet e zhvillimit të fëmijës në bark.
  1. Një staf i gjithë në spital do të kujdeset për ju, mjekët, infermieret, mamitë etj.
  1. Kur jeni shtrirë në shtrat ose në dush, fëmija është gjithmonë me ju.
  1. Pasi të ketë kaluar data e lindjes, jeni të sigurta se mjeku do t’ju stimulojë kontraktimet.
  1. Do të habiteni nga aftësitë e trupit për të mbajtur një fëmijë.
  1. Në fund të 9 muajve ju pret një eksperiencë tërësisht e re.
  1. Keni mundësinë të lidheni me fëmijën pa e sjellë ende në jetë.
  1. Do të bëheni eksperte në pijet jo-alkoolike.
  1. Do të imagjinoni pamjen e fëmijës.
  1. Mund të informoheni në portale dedikuar nënave për pritshmëritë që duhet të keni në çdo javë të shtatzanisë.
  1. Do të kënaqeni sa herë të shikoni barkun në pasqyrë.
  1. Do të bëni fotografinë e momentit të parë të lindjes.
  1. Do të shikoni reagimin e partnerit kur t’i jepni lajmin.
  1. Mund të përjetoni një përvojë të re gjatë marrëdhënieve seksuale me partnerin.
  1. Pas gjithë këtyre viteve të blerjes së dhuratave për fëmijët e të tjerëve, më në fund do të blini për fëmijën tuaj.
  1. Edhe pse e dini që fëmija juaj do të ndjekë rrugën e vet, ju mund të ëndërroni profesionin që do të ketë.
  1. Do të mendoni për një emër.
  1. Kur të përjetoni gjithë fazat e shtatzanisë do të habiteni kur të vijë momenti i lindjes.
  1. Dëgjimi i muzikës bëhet më zbavitës kur shihni dhe ndjeni se fëmija juaj vallëzon rreth barkut tuaj.
  1. Kur të filloni lindjen do ta dini se pak momente ju ndajnë nga fëmija juaj.
  1. Do të shijoni Baby shower.
  1. Do të përfitoni lejen e lindjes për të qëndruar me fëmijën.
  1. Do të shijoni familjen e zgjeruar.
  1. Kur të shikoni sytë e të porsalindurit, do të kuptoni se çdo gjë dhe pritja ia ka vlejtur.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X