Pasojat negative te sforcimeve ne shtatzani

0 0

Gjatë periudhës së shtatzanisë gruaja duhet të kryejë aktivitete të tilla që nuk e rrezikojnë shëndetin e saj apo të fëmijës.
Për këtë arsye këshillohet që duke filluar nga momentet e para të shtatzanisë, gruaja të evitojë të ngrejë pesha apo të sforcojë trupin e saj në mënyra të tjera. Shpesh gjatë shtatzanisë mund të kryhen disa veprime të caktuara ndoshta pa qënë e vetëdijshme për rrezikun që paraqesin për fetusin, sidomos gjatë fillimeve të shtatzanisë, ku ky rrezik është edhe më i lartë. Krahas sforcimeve, nëna e ardhshme duhet patjetër të heqë dorë edhe nga të gjitha veset.

Gjatë muajve të shtatzanisë

Nëna duhet ta jetojë jetën e saj në mënyrë të tillë që të favorizojë në çdo moment rritjen dhe zhvillimin e mirë të fëmijës, duke i kushtuar rëndësinë e duhur edhe mënyrës së ushqyerjes, e cila duhet të shoqërohet nga një aktivitet i mirë fizik. Gjatë shtatzanisë këshillohet që të praktikohet ecja, e cila respekton shumë mirë çdo fazë të shtatzanisë, duke i falur gruas edhe një gjendje të mirë emocionale. Idealja do të ishte ecja në natyrë, larg trafikut të qytetit. Nëse moti nuk jua mundëson diçka të tillë, mund të bëni biçikletë në një palestër apo në shtëpi. Nëse do të pedaloni në mënyrë të përgjegjshme do të keni mundësi të mbani trupin në formë pa rrezikuar në asnjë moment jetën e fëmijës.

Evitoni…

Stepin! Hipja dhe zbritja në atë pistë mund të shkaktojnë trauma në zonën abdominale, pa harruar të përmendim edhe rrezikun që i paraqitet gruas në rast se bie.

Lexoni edhe: Kur mund te kryej aktivitet fizik pas lindjes? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X