Dr. Marjeta Boraj flet për çrregullimet gjenetike dhe zbulimin e hershëm të tyre, në javën e 10 të shtatzënisë

0 0

Gjinekologia nga Spitali i Vlorës ka folur për eksperiencën e saj të gjatë dhe ka shpjeguar cilat janë çrregullimet gjenetike që ka hasur ndër vite dhe mënyrat me efektive për zbulimin e hershëm të tyre, që prej javës së 10 të shtatzanisë.

Gjinekologia shprehet se anomalitë kromozonale tek fetusi mund të detekohen nëpërmjet testit NIFTY Plus i cili është një test jo invaziv dhe bëhet në javën e 10 të shtatzënisë, vetëm nëpërmjet marrjes së gjakut nga gruaja shtatzënë.

Testi NIFTY zakonisht bëhet te gratë tek të cilat ekziston rreziku i lartë i çrregullimeve gjenetike, te gratë në moshë  mbi 35 vjet, ose kur gruaja shtatzënë paraprakisht ka pas ndonjë fëmijë me defekte gjenetike. Po ashtu edhe në rastet kur dyshohet për ndonjë anomali përmes ekos me ultra tinguj”, ka shpjeguar gjinekologia Marjeta Boraj.

Testi NIFTY bazik bëhet te gratë shtatzëna për sëmundjet gjenetike më të hasura si defektet e kromozomit 21 apo sindromi Down, Trisomia 18, Trisomia 13, Sindromi Edwards, Sindromi Patau, të cilat sipas mjekut janë më të shpeshta. Por ekziston edhe NIFTY standard me anë të të cilit detektohen shtatë defekte kromozomale, si dhe NIFTY Plus i cili mundëson detektimin e 70 anomalive kromozomale.

Dr.Marjeta Boraj tregon se saktësia llogaritet të jetë mbi 99 për qind.

“Testin ua sugjeroj te gjitha nënave të reja“, thekson doktoresha. Në fillim janë pak skeptike për koston por kur e marrin rezultatin e Testit NIFTY dhe është çdo gjë në rregull, atëherë ato janë të kënaqura dhe mezi presin momentin e lindjes sepse fitojnë besim se bebi është mirë dhe nuk ka asnjë problem apo defekte kromozomale”, ka deklaruar gjinekologia  Dr. Marjeta Boraj.

 

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTYvizitoni faqen  niftytest.alprofilin në Instagram nifty_test_albaniallogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni,por ndërkohë mos harroni që tashmë pagesa e testit NIFTY PLUS mund të realizohet edhe nëpërmjet kësteve.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X