Nga shapkat me gisht tek takat, këto janë 6 llojet e këpucëve që ju dëmtojnë keq trupin

0 0

Një person ecën mesatarisht rreth 800 m në ditë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të gjesh një palë këpucë të përsosura që nuk do të dëmtojnë këmbët. Të qenit në modë është sigurisht bukur, por të qenit të shëndetshme është edhe më bukur.

Më poshtë ju tregojmë 6 lloje këpucësh që ju dëmtojnë trupin keq.

Këpucët me majë mund të jenë shumë të ngushta.

Këmbët e gjera nuk do të ndjehen kurrë rehat në një këpucë të tillë. Ato janë shumë të shtrënguara dhe ushtrojnë presion mbi këmbët tuaja. Askush nuk dëshiron të jetë i ndrydhur dhe as këmbët tuaja. Përdorimi i këpucëve të tilla mund të çojë në pasoja të tilla si dhimbjet nervore apo flluska. Pra para se të blini një palë këpucë të bukura dhe në modë, shikoni nëse këmbët tuaja ndihen totalisht rehat brenda tyre.

Shapkat me gisht, çojnë në shtrembërime serioze të kockave të këmbëve

Shapkat me gisht duken mrekullueshme për verë dhe plazh. Por le t’i shqyrtojmë më mirë ato dhe të shohim nëse kjo është e vërtetë. Para së gjithash, nuk mund t’i quani të rehatshme, sepse ato futen midis gishtërinjve dhe shkaktojnë dëme të lëkurës. Së dyti, veshja e tyre mund të çojë në shtrembërim të këmbëve dhe gjunjëve pasi shputat nuk përshtaten siç duhet. Gjithashtu, ndërsa ecni, këmbët tuaja mund të ndihen të lodhura më shpejt dhe është shumë e vështirë për të vrapuar me shapka me gisht.

Takat e larta mund të shkaktojnë dëme nervore.

Po, gratë duan takë të lartë sepse duken më të gjata dhe kjo i bën ato të ndihen tërheqëse, por dëmi mund të jetë më i madh sesa e mendoni. Mbajtja e takave të larta shpesh çon në shtrembërime, futje të thorit në mish, dëmtime nervore dhe dhimbje të shpinës. Për të hequr qafe këto probleme, këshillohet të siguroheni që këpucët tuaja të përditshme nuk janë më të larta se 7 cm. Dhe mbani mend që gjithmonë mund t’i merrni me vete dhe t’i vishni takat vetëm në zyrë ose kur dilni.

Këpucët e sheshta ose pupat vendosin presion në shputën e këmbës.

Mund t’ju duket e habitshme, por këpucët e sheshta mund të dëmtojnë këmbët tuaja. Kjo ndodh për shkak se ato nuk kanë asnjë pjesë mbështetëse tek pjesa e harkut çka bën që poshtë shputës të ketë presion. Si rezultat ju do të ndieni dhimbje në gjunjë ose pas shpinës. Por nuk ka nevojë t’i hiqni qafe pupat, pasi thjesht mund të blini disa shtesa për të mbështetur këmbën që janë posaçërisht për këpucë të tilla dhe të rregulloni pozicionin e këmbëve tuaja.

Këpucët për vrap që janë shumë të lehta dhe të buta mund të shkaktojnë trauma.

Është e vërtetë. Këto lloj atletesh vishini vetëm për vrap. Nëse i mbani ato çdo ditë sepse mund t’ju duken shumë të rehatshme dhe të lehta, mund të dëmtoni këmbët tuaja, thjesht sepse ato janë shumë fleksible dhe të buta. Në vend të tyre mund të zgjidhni atlete më të forta për në përditshmëri. Këpucët atletike që janë më të forta në fakt janë më të sigurtat.

Këpucët ose sandalet me platform ju shkatërrojnë mekanizmin e ecjes.

Ato nuk janë fare fleksible dhe janë shumë të ngurta për këmbët. Në rast se i vishni, vini re se nuk do të jeni në gjendje në asnjë mënyrë të përkulni sadopak këmbën. Këpucët duhet të ndjekin lëvizjet e këmbës dhe të përforcojnë këto lëvizje, ndërsa këto lloj këpucësh bëjnë krejt të kundërtën, duke shkuar krejtësisht kundër mekanizmit të ecjes. Pra, është më mirë të mos vishni këpucë me platform shumë shpesh.

Lexo edhe: 16 gjerat qe femrat nuk duhet te vazhdojne te bejne

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X