Je grua, dhe si e tillë nuk duhet të:
- T’i thoni “po” kujtdo. Mjaft thatë “po” pothuajse për gjithçka, sepse kjo kthehet në një rraskapitje mendore dhe fizike. Njerëzit do t’ju respektojnë edhe më shumë nëse vendosni disa kufij.
- T’i thoni “jo” vetes. Mos i lejoni pasiguritë dhe ankthin tuaj t’ju shtyjë të merrni vendime negative. Jini gjithnjë optimiste për veten dhe të ardhmen.
- Ta shikoni ushqimin si armik. Largojeni ndjenjën e fajit nga vetja sa herë hani ushqimin që pëlqeni, është koha ta merrni pak veten me të mira.
- Ta shpërfillni trupin tuaj. Nëse pasqyrat janë makthi juaj prej mendimit se keni shtuar disa kilogramë, apo keni ndonjë defekt tjetër në trup, bëni mirë ta mblidhni mendjen dhe të tregoheni mirënjohëse për ato që keni.
- Të vini në dyshim arritjet. Gjithçka që ju ndodh nuk është vetëm fat, përkundrazi ju i meritoni.
- Të hiqni etiketimet nga “Facebook”. Vërtet prisni që në çdo foto të dilni me pamje të përsosur? Seriozisht, duhet ta ndaloni nevojen e të qenit perfekte, jo gjithçka mund ta keni nën kontroll.
- Të krahasoni jetët. Nëse e keni bërë deri tani, është koha të mos vazhdoni ta bëni, kjo jo vetëm që do t’ju ulë vetëvlerësimin, por edhe do t’ju gërryejë për diçka që nuk është e vërtetë, sepse të gjithë gënjejnë nga pak në rrjetet sociale.
- Të mbani fajin dhe pendimin. Pranojini fajet tuaja dhe pendohuni për diçka, por ama është mirë të ecni përpara drejt së ardhmes.
- Të vishni taka çdo ditë. Seriozisht? Mund t’ia dilni? Të gjithë e duam të bukurën, por të veshësh taka çdo ditë mund të jetë e tepruar.
- Të bini në qetësi. Filloni të shprehni ndjenjat, emocionet dhe dëshirat tuaja të vërteta.
- Të shqetësoheni për jetën tuaj jo ideale. Tregohuni realiste dhe duajeni jetën që bëni, ose në të kundërt ndryshoni mënyrë jetese.
- T’i frikësoheni vetmisë. Ç’të keqe ka të jesh vetëm?!
- Të vazhdoni marrëdhëniet e dështuara. Asgjë e mirë nuk do t’ju vijë nga një person që nuk është i duhuri për ju.
- Të shoqëroheni me personat e gabuar. Nëse keni një mike “toksike” që gjithë kohës është e zhytur në pesimizëm dhe që ju bën të ndiheni sikur të jeni asgjë, jepini fund.
- Të kaloni kohë me njerëz pa qëllime. Nëse shoqëroheni me dikë që nuk ka asnjë qëllim në vetvete, dijeni se është ngjitëse.
- Të turpëroheni nga hobet tuaja. Bëni çfarë të dëshironi, vishni çfarë ju do zemra, ndiqini hobet dhe ëndrrat tuaja përpara se të jetë shumë vonë. Jeni ju që vendosni për suksesin ose dështimin tuaj.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu