Kendra Tierney është një nënë amerikane e 8 fëmijëve dhe ka një blog ku u vjen në ndihmë gjithë nënave me informacion të vlefshëm për to. Një shkrim i saj mbi gabimet që bëjnë nënat në shtatzani ka nxitur reagime nga gjithë nënat e tjera. Një prej tyre ka rrëfyer historinë e saj për mënyrat e ndryshme sesi ka përjetuar secilën shtatzani e gabimet që ka shmangur në të dytën.
Shtatzania e parë
Emocionet
Ajo rrëfen se shtatzania e parë ishte një eksperiencë tërësisht ndryshe nga çdo gjë që kishte ndodhur më parë, emocionuese dhe e bukur. Ditët e para së bashku me të shoqin blenë pafundësisht rroba e lodra për fëmijën, shpesh edhe të panevojshme. Çdo javë çifti realizonte sete fotografike për të pasqyruar etapat e ndryshme të shtatzanisë.
Frikërat e shtatzanisë së parë
Shtatzania e parë përveç emocioneve të bukura, u karakterizua nga shumë frikëra e pasiguri. Blogerja rrëfen se ka kryer të gjitha testet e mundshme edhe ato që nuk ishin të detyrueshme, duke e ekzpozuar veten dhe fëmijën ndaj ultratingujve. Shtatzania e saj ishte në rrezik dështimi e për këtë arsye, frika ishte edhe më e madhe. Ndërsa në gjysmën e dytë të shtatzanisë, mjekja i komunikoi se mënyra e vetme që ajo të sillte në jetë fëmijën ishte përmes operacionit. “Kam qarë shumë herë për këtë fakt. Isha përgatitur që do bëja patjetër lindje natyrale, sepse është më e shëndetshme për nënën dhe fëmijën”- shkruan nëna e re. Frika që më transmetuan dhe kërkimet e mia në internet më humbën besimin se gjërat do të shkonin mirë, por fatmirësisht gjithçka përfundoi me sukses”- vazhdon ajo.
Pas shumë tentativash që të kryente lindje natyrale, ajo nuk ia doli dhe e solli vajzën në jetë përmes prerjes cezariane.
“Kisha frikë të lindja fëmijë tjetër”
Pavarësisht se ekzaminimet në shtatzani kanë qenë të nevojshme, frika dhe shqetësimi që i shkaktoi shtatzania e parë, e bënë atë t’i trembej një shtatzanie të dytë. Sipas saj, shtatzania është një eksperiencë shumë e bukur, por shpesh gratë e shohin si aftësi të kufizuara, që duhen mbajtur nën kontrollë e testime çdo javë. Kjo e bën një nënë të ketë frikë për një eksperiencë të dytë.
Shtatzania e dytë
Si janë emocionet gjatë shtatzanisë së dytë?
Në ndryshim nga shtatzania e parë, e dyta nuk ishte aq emocionuese. Sigurisht u kujdesën që fëmijës të mos i mungonte asgjë, por tashmë e dinin çfarë ishte e nevojshme dhe çfarë jo. Madje, nëna shprehet se shpesh harronte se po priste një fëmijë tjetër, sepse i duhej të kujdesej për fëmijën e parë.
Menaxhimi i frikës
Në shtatzaninë e dytë, ajo tregon si rifitoi besimin se gjërat do të shkonin mirë e nuk iu nënshtrua analizave çdo javë, pasi ankthi i tyre nuk do ta lejonte të shijonte qetësisht rritjen e bebit në bark. Shtatzaninë e pranoi si një pjesë normale të jetës, duke jetuar normalisht jetën e duke kryer aktivitete si vrapi, puna, apo konsumi i kafes.
Edhe për mënyrën e lindjes nuk u shqetësua më, pavarësisht se dëshironte të bënte lindje natyrale, pranoi gjithçka që ishte më e mira për të dhe për vajzën.
Pas shtatzanisë
Edhe stresin pas lindjes së dytë ishte në gjendje ta menaxhonte më mirë, duke mos u shqetësuar për ritmet me të cilat po vinte në formë, pa e vënë veten nën presion.
Lexo edhe: Cfare me mesoi shtatzania dhe memesia
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu