Djegiet e stomakut ne shtatzani, si t’i lehtesojme ato

0 0

Ja si të lehtësoni djegiet, dhimbjet e stomakut në shtatzani:
Një nga shqetësimet më të shpeshta të shtatzanisë është djegia e stomakut, gjë e cila mund të shfaqë një ndjesi të bezdisshme edhe në fyt. Në përgjithësi kjo është një gjendje që shoqëron trimestrin e fundit të shtatzanisë, por mund të ndodhë edhe gjatë muajve të parë të shtatzanisë. Për fat të mirë ndonjëherë do të jetë i mjaftueshëm ndryshimi i stilit të jetesës në mënyrë që të lehtësohen simptomat. Për rastet më të vështira mund të merren mjekime të posaçme në farmaci, të cilat nuk kanë asnjë efekt negativ tek fëmija apo ecuria e shtatzanisë.

Nga se shkaktohet djegia e stomakut?
Gjithçka ndodh për shkak të ndryshimit hormonal që pëson trupi i gruas gjatë shtatzanisë si edhe për shkak të rritjes së dimensioneve të uterusit. Nga njëra anë hormone që prodhohen nga plaçenta, siç është progresteroni, veprojnë duke e lëshuar muskulaturën e lëmuar, duke përfshirë këtu edhe atë të ezofagut si edhe të valvulës së vogël që ndodhet midis tij dhe stomakut, valvulë e cila pengon kthimin e ushqimit nga stomaku në ezofag, gjithashtu edhe të aciditetit të tij. Kjo strukturë ka tendencë të dobësohet që në fillimet e shtatzanisë, duke e bërë funskionin e saj më pak efikas.
Gjithaçka vazhdon duke u përkeqësuar me rritjen e dimensioneve të uterusit, i cili shtyn shtyn drejt stomakut, duke e deformuar lehtësisht dhe duke bërë që mbyllja e valvulës të jetë edhe më pak efektive. Pra këto janë arsyet e djegueve të stomakut gjatë shtatzanisë.

Sigurisht që për të lehtësuar këto simptoma ekzistojnë disa mënyra të cilat mund të jenë ato të mëposhtmet.
1. Ushqyerja juaj duhet të bëhet në mënyrë shumë të lehtë dhe të shpeshtë, kjo pasi sa më i fryrë të jetë stomaku, aq më të mëdha do të jenë shanset që aciditeti i tij të ngjitet drejt ezofagut. Ju duhet të hani 5 herë gjatë ditës, ndër të cilat 3 duhet të jenë vaktet kryesore (mëngjesi, dreka dhe darka) dhe dy duhet të jenë vaktet e ndërmjetme të cilat duhet të jenë gjithashtu shumë të shëndetshme.
2. Evitoni konsumimin e ushqimeve të rrezikshme, të cilat e theksojnë më shumë djegien e stomakut. Ndër to mund të përmendim ushqimet e skuqura, ushqimet me erëza, ushqimet me përmbajtje acide si për shembull domatet, agrumet, frutat e thata, çokollatat, çajin, kafenë, ushqimet apo pijet me përmbajtje mente si edhe pijet me gaz dhe sheqer. Ju mund të konsumoni çaj kamomili, të cilat kanë tendencë të qetësojnë stomakun si edhe të mbrojnë mukozat.
3. Mos kosnumoni në asnjë mënyrë alkool dhe duhan.
4. Vishni veshje të bollshme dhe të rehatshme, kjo pasi veshjet e ngushta në zonën abdominal mund të shtypin edhe më tepër stomakun, duke bërë kështu që situate të përkeqësohet.
5. Pasi keni ngrënë përpiquni të mos shtriheni menjëherë, kjo pasi qëndrimi në pozicion të shtrirë do të jetë një faktor që do të ndikojë negativisht në refluks. Duhet të keni kujdes sidomos pasi keni konsumuar një vakt të bollshëm. Zakonisht rekomandohet që të mos shtriheni për të fjetur të paktën tre orë pasi keni ngrënë, kështu që nëse jeni mësuar të flini herët përpiquni të shtyni më parë orarin e ngrënies së darkës.
6. Përgjatë natës përpiquni të flini në pozicion të tillë që të favorizoni mbajtjen lart të pjesës së sipërme të trupit. Për këtë mund t’ju vijnë në ndihmë disa jastëkë.

Merrni ndihmë në farmaci
Nëse e shikoni se asnjë nga mënyrat e sipërpërmendura nuk ju ka ardhur në ndihmë, mund të shkoni në farmaci dhe të blini medikamente të cilat luftojnë djegiet e stomakut, të cilat mund të jenë me bazë kalçiumi, alumini ose magnezi. Përpiquni të evitoni medikamentet me bazë sode. Gjithashtu ekzistojnë edhe disa medikamente të tjera, si ranitidina, të cilat gjithashtu kosiderohen të sigurta për shtatzaninë, megjithatë këto duhet të merren edhe me këshillën e mjekut gjinekolog.

Lexoni edhe: Dhimbjet e stomakut dhe te barkut






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X