Nje shtatzani me vajze dhe me djale, ndryshimet ndikohen nga placenta

0 0

Plaçenta është një organ i përkohshëm që formohet në mitër gjatë periudhës së shtatzanisë, dhe është pikërisht ai organ që e lidh nënën me fëmijën nëpërmjet kordonit ombelikal. Struktura e saj ndahet në dy pjesë, atë maternale (të nënës) dhe fetale, dhe një funksion tepër i rëndësishëm i saj është edhe mbrojtja e të voglit si pasojë e filtrimit të substancave të dëmshme që mund të ndikojnë në rritjen e tij.

Plaçenta dhe vajzat

Një studim i publikuar në “Molecular human reproduction”, ka treguar se tek vajzat dhe djemtë ekziston një material i ndryshëm gjenetik që ndikon edhe në zhvillimin e plaçentës. Nga ky ndryshim ndikohet edhe stabiliteti i shtatzanisë si edhe imuniteti i nënës, e cila fiton aftësinë e një tolerance imunitare. Kjo tolerancë imunitare do të bëjë që nëna të lejojë zhvillimin e fetusit brenda barkut të saj pavarësisht se ai përbman edhe materialin gjenetik të babait. Nëse do të ndodhte e kundërta, qëniet njerëzore tashmë do të ishin zhdukur.

Studimet mbi plaçentën

Sam Buckberry, një studiues që mori pjesë në këtë studim ka theksuar se ka më shumë mundësi që plaçenta të jetë më shumë e zhvilluar nëse shtatzania do të jetë me një vajzë. Është provuar se djemtë rriten më shpejt, por vajzat marrin një ushqyerje më të mirë nga nëna gjatë shtatzanisë. Këto të dhëna sjellin përfundimin se tek vajzat rreziku për një lindje të parakohshme do të jetë më i vogël, po ashtu edhe rreziku për vdekje fetale, vdekje neonatal (të bebes pas lindjes) si edhe për makrosomi (peshë shumë e madhe në lindje).

Duhet të theksojmë se plaçenta nuk ndikon në gjininë e fëmijës, siç e dimë kjo përcaktohet në momentin e ngjizjes. Plaçenta është një organ që mbështet rritjen e mirë të fetusit dhe sa më mirë të zhvillohet ajo aq më të larta do të jenë mundësitë që fëmija të ketë një shëndet më të mirë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X