Besimi dhe dëshira për të patur “një shtatzani pa brenga” ishte arsyeja pse vendosa të bëj testin NIFTY

0 0

Këta muaj kanë qenë, në mënyrë absolute, të vështirë për të gjithë. Meraku për shëndetin tonë, të fëmijëve, prindërve, të afërmve apo edhe shoqërisë kanë ndikuar shpesh gjendjen tonë emocionale dhe psikologjike.

Pasi kalova nje natë me gjumë të parehatshëm, gjë që për këto ditë e mendoja si “normale”, telefonova miken time.

Alma, zemër jam zgjuar pa qejf, e lodhur, me gjoksin e enjtur dhe skam bërë pothuajse fare gjumë gjithë natën nga sikleti.

Direkt mikesha ime me drejtohet me pyetjen: “Mos ndoshta je shtatzënë?”


T
ë jesh përsëri shtatzënë është e mrekullueshme! Në fund të fundit s’ka rëndësi nëse është shtatzania e parë, e dytë apo e trete, lumturia është e njejtë

Dy vijat e jetës në test e më pas rrahjet e para të zemrës në ekografi.

Shtatzania e parë më shkoi mirë përveç të përzierave të mëngjesit që i ka shumica e grave. Ndërsa shtatzania e dytë ishte pak më ndryshe! Shumë herët gjatë ekografisë mjekja që ndiqja shtatzaninë më tha se bebi kishte omfalocel ( pareti muskulor i barkut i paformuar mirë dhe si rrjedhojë zorrët e fëmijës ishin pjesërisht jashtë barkut).

Por falë zotit gjithcka shkoi mirë.

Para disa ditësh, përsëri në testin që bëra lexova dy vijat e jetës! Emocionet përshkruan zemrën dhe po fluturoja nga gëzimi. Bëra ekografinë e parë dhe dëgjova të rrahurat e para të zemrës… Ishte thjesht magjike!
Sa m
ë kishte marrë malli! Te ndjesh dy zemra brenda vetes është e mrekullueshme! Do bëhemi prindër për herë të tretë thashë me vete dhe menjëherë telefonova bashkëshortin t’i jepja lajmin por më pas u “pendova” që nuk prita dhe t’i bëja surprizë si nga këto surprizat e internetit 🙂

Pak pas momentit parë, ndërsa ende isha duke përjetuar këto momente magjike, dyshimet në lidhje me shëndetin e foshnjes filluan të sundonin mendjen time: A do të jetë mirë vogëlushja apo vogëlushi im?!

Përvoja e kaluar, me vajzën time të dytë, Perlën, edhe pse në fund gjithçka rezultoi e suksesshme, “dukej” qartë që kishte lënë një gjurmë frike, dyshimi në qenien time.

Por, pasi rregullova frymëmarrjen, duke marrë frymë thellë për 3 minuta, fillova të mendoja pozitivisht se gjithçka do të shkojë mbarë. Ndërkohë që gjendja emocionale po përmirësohej, pra nga një gjendje ankthi apo dyshimi po mbizotëronte optimizmi, mendja më shkoi tek testi NIFTY dhe slogani magjik i tyre: Për një shtatzani pa brenga!

Direkt klikova në portalin pernenat.al për të gjetur numrin e kontaktit në një nga artikujt e shumtë informues që NIFTY ka publikuar, dhe pas telefonatës u informova ku duhet të drejtohesha për t’iu nënshtruar këtij ekzaminimi.

Çdo gjë ishte shumë e lehtë, një marrje gjaku e zakonshme për një analizë të jashtëzakonshme! Unë kam bërë amnioçentezën 2 herë në shtatzaninë me Perlën dhe përpos dhimbjeve dhe ndjesisë së frikës, rreziku për abort ekzistonte.

Shumë shpejt do të merrja përgjigjet nëse nëse bebi im do te kishte probleme kromozomike apo jo?
Dhe sipas vendim që morëm, në javën e 10 të shtatzanisë unë bëra testin dhe rreth 6-7 dite më pas mora pergjigjen e shkëlqyer. Jam e lumtur që e bëra testin Nifty, dhe ndërkohë di femija im nuk ka ësnjë aneuploidi apo probleme të tjera kromozomike eshte magjike. Tani po që mund të kem një shtatzani të qetë, dhe me anë të testit NIFTY mund të marrim dhe pergjigjen për gjininë e bebit.

Ishte ditë e hënë dhe mora një telefonatë. Në fakt, jam mësuar që zakonisht me telefonojnë nënat nga portali dhe duke qenë se nuk e kisha numrin e regjistruar mendova se ishte një nga nënat por në anën tjetër degjova: “Pershendetje jam doktoresha, përgjigjet për testin Nifty kanë dalë. Masa e ADN -së është 6.6 %, që do të thotë është masa e duhur për të marr një vërtetësi më të lartë të rezulatit, i cili në rastin tuaj është 99.9%. Bebi juaj nuk ka asnjë nga trisomite apo problemet e tjera kromozomike.”

U lumturova pa fund. Ndaj më duhet të saktësoj që mendimi për realizimin e tesit NIFTY ishte i padyzuar dhe në fakt do të ishte vendimmarrja më e mirë.

Tani mund ta shijoj shtatzëninë time!

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTYvizitoni faqen  niftytest.alprofilin në Instagram nifty_test_albaniallogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni,por ndërkohë mos harroni që tashmë pagesa e testit NIFTY PLUS mund të realizohet edhe nëpërmjet kësteve.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X