A është normale temperatura 37 gradë gjatë shtatzënisë?

Ne e dimë që temperatura normale e trupit të një njeriu të rritur dhe të shëndetshëm, është  98,6 gradë fahrenheit ose 37.0 gradë celsius.




0 1

Megjithëse temperatura e trupit e matur tek një individ mund të ndryshojë, një trup i shëndetshëm  mund  të ruajë një temperaturë mjaft të qëndrueshme që është pranë nivelit 37.0 gradë celsius.

Por çfarë ndodh gjatë shtatzënisë?

Enët e gjakut zgjerohen gjatë shtatzënisë në mënyrë natyrale, pasi  nevojitet një rritje e fluksit të gjakut në indet e trupit tuaj. Kjo bën që të rritet rrjedhja në qarkullimin e gjakut, së bashku me metabolizmin e  trupit me rreth 20%.

Si pasojë në trup krijohet më shumë nxehtësi duke i bërë gratë që të kenë më pak gjasa për të ndjerë të ftohtin.

Temperatura e trupit të një gruaje shtatzënë shpesh rritet në rreth 37.8 ° C, kur në kushte normale është 37 ° C.

Por kjo nuk do të thotë që 37 gradë nuk është normale, pasi temperatura e trupit konsiderohet e rrezikshme kur është pranë 35 gradë celcius.

Kujtojmë se temperatura bazë e trupit matet më mirë në mëngjes, ose kur trupi është në gjendje pushimi.

Temperatura e trupit të një gruaje shtatzënë është normale kur është 0.4 gradë më shumë se në gjendjen normale, por ajo nuk duhet t’i kalojë kurrsesi 39 gradë celcius.

Nëse rritet më shumë se kaq mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundje ose infeksioni.

Temperatura e trupit duhet mbajtur nën vzhgim kur jeni shtatzënë, duke qenë se ndikon në zhvillimin e organeve vitale të bebit.

Sipas kolegjit amerikan të gjinekologëve dhe obsterërve, nënat shtatzëna në mënyrë që të mos lejojnë kurrë që temperatura e tyre të rritet duhet që në dimër të shmangin vaskat dhe saunat, pasi rrisin temperaturën, ndërsa në verë të gjejnë mënyra për të qëndruar sa më të freskëta dhe aktive.

Ruajtja e mirë e temperaturës konstante arrihet me konsumimin e ujit të mjaftueshëm (të paktën 2 litra në ditë), ushtrimet e lehta dhe ecje, aktivitete në natyrë në mëngjes ose në mbrëmje, matja shpesh e temperaturës etj..

Si gjithmonë, duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun obstetër nëse temperatura juaj rritet pasi ajo mund të shkaktohet nga infeksione të ndryshme.

Lexo edhe: Ftohjet në shtatzëni: shkaqet, rreziqet dhe kurimi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X