“Planet e lindjes janë të padobishme!” Dëgjoj shumë njerëz ta thonë këtë. Një pjesë e tyre janë dhe profesionistë të shëndetit. Dhe gjithë negativiteti i kësaj fraze projektohet më pas tek ato nëna, lindjet e të cilave nuk shkuan siç kishin shpresuar.
Megjithatë, më dëgjo sidoqoftë. Planet e lindjes (ose preferencat e lindjes siç më pëlqen t’i quaj) janë një mënyrë që ju të kuptoni opsionet tuaja lidhur me aspekte të caktuara të gjendjes suaj e të fëmijës që prisni. Shkrimi i preferencave tuaja të lindjes nuk është një rast i shkrimit të një liste të ngurtë të gjërave që duhet të ndodhin me çdo kusht; është thjesht një mënyrë për të renditur atë që mendoni se do t’ju ndihmojë të arrini një përvojë pozitive.
Për të shkruar një plan lindjeje, duhet të keni bërë disa hulumtime mbi lindjen, kështu që kjo praktikë, veç të tjerash, së paku ka funksionin t’ju informojë për gjithçka që mund të ndodhë.
Ndihmon gjithashtu mjekun që do të asistojë lindjen tuaj të dijë se për çfarë shpresoni – në mënyrë që të ndihmojë në lehtësimin e dëshirave tuaja. Është e dobishme nëse e lexojnë!
Ju mund të rendisni preferencat në lidhje me lehtësimin e dhimbjes, fiksimin optimal të kordonit, kush e pret kordonin, nëse doni t’ju tregohet gjinia apo ta shihni vetë, monitorimi i fetusit, lindja në ujë, mendimet për epiziotominë dhe shumë më tepër.
Preferencat e lindjes janë gjithashtu një mënyrë e shkëlqyeshme që dhe partneri të kuptojë nevojat e dëshirat tuaja. Edhe nëse nuk shkon siç e kishit planifikuar, nuk ka arsye përse të ndiehni se keni dështuar.
Me fëmijën tim të parë, unë mendova se thjesht do kalonte si eksperiencë dhe nuk bëra asnjë plan lindjeje, nuk shkruajta asgjë. Nuk kisha një ide se çfarë po ndodhte dhe thjesht thashë po për çdo sugjerim dhe ndërhyrje që më doli para gjatë procesit të lindjes.
Me shtatzëninë time të dytë, unë shkrova preferencat e mia për një lindje vaginale, por edhe në rast të një operacioni cezarian (në fund të fundit kisha binjakë), kështu që u fuqizova gjithnjë e më tepër gjatë gjithë kohës. Unë kuptova që ka gjithmonë një shans shumë të vogël për të qenë një ngjarje e pafavorshme dhe e papritur, por e plotësova veten me njohuri për të rritur shanset që të kisha lindjen që shpresoja.
Mos harroni: Fuqia për të shkruar një plan lindje nuk është në të vërtetë plani, por është procesi i informimit dhe fuqizimit për të gjitha opsionet tuaja.
Lexo edhe: Historia e një lindjeje të paplanifikuar në shtëpi
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu