Historia e një lindjeje të paplanifikuar në shtëpi

Jo gjithmone lindjet shkojne siç i kemi planifikuar dhe ky eshte rasti kur nje nene kishte bere gati valixhen e spitalit, por perfundon duke bere lindje ne shtepi.




0 0

Ju mund të bëni një plan lindjeje dhe të paketoni çantat tuaja për në spital shumë mirë, por këtu është e vërteta: Të lindësh një fëmijë nuk shkon gjithmonë sipas planit. Ju mund të parashikoni një lindje vaginale dhe të përfundoni me një operacion cezarian, të fillojnë kontraktimet përpara se të keni përfunduar afatin tuaj, të gjeni veten shtatzënë shumë ditë pas kalimit të datës suaj… ose, në raste të rralla, mund të përfundoni duke lindur para se të mbërrini në spital.

Jessa Duggar Seewald është shembulli se lindja nuk shkon gjithmonë siç planifikohet. Ndërsa personaliteti televiziv nuk planifikonte të kishte një lindje në shtëpi, ky ishte realiteti i saj kur i filluan dhimbjet përpara datës së saj.

“Ujërat më plasën këtu në kuzhinë,” shpjegon Jessa në një video. “Plani ynë i lindjes gjatë gjithë kësaj shtatzanie ishte që do të lindja në spital me një mami atje pranë”.

Jessa dhe bashkëshorti i saj, Ben, vazhdojnë të shpjegojnë se gjithçka ndodhi rreth 10 ditë përpara datës së saj dhe nuk priste që të kishte fëmijën herët në këtë pikë. Kur Jessa dhe Ben kuptuan se do të lindte në mënyrë të pashmangshme para se të mund të vazhdonin me planin e tyre, ata vendosën të thërrisnin një mami tjetër dhe të bënin një lindje në shtëpi. Në atë moment, Jessa zgjodhi të përshpejtonte lindjen e saj me ndihmën e vajit të kastorit (kujdes: duhet të bisedoni me një mjek para se të provoni këtë në shtëpi) dhe disa stërvitje të lehta.

Lindjet në shtëpi janë një opsion për disa nëna

Për fat të keq, Jessa hasi diçka shumë të frikshme pasi lindi: Gjakderdhja e saj nuk u ndal, gjë që bëri që familja të thërriste ndihmën e shpejtë. Për fat të mirë, tani duket se janë mirë të dyja nënë e bijë. Lindja në shtëpi e Jessës nuk ishte si shumica e lindjeve në shtëpi, gjë që mund të jetë një opsion krejtësisht i zbatueshëm në situata specifike.

“Lindja në shtëpi është një mundësi e mrekullueshme për gratë me shtatzëni me rrezikshmëri të ulët, të cilat dëshirojnë të kenë ndërhyrje të vogla në komoditetin e shtëpisë së tyre”, thotë Diana Spalding, infermiere dhe mami.

Jessica dëshiron të tregojë se lindja e një fëmije duket ndryshe për çdo mama, por pavarësisht nëse shkon sipas planit apo jo, kjo është e gjitha e bukur.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X