Dëshira për marrëdhënie seksuale gjatë shtatzanisë

Gjate shtatzanise pjesa me e madhe e grave kane deshire te jashtezakonshme per te kryer marredhenie seksuale, por jo me te gjitha ndodh keshtu. Nje nene blogere rrefen eksperiencen e saj.




0 0

Shtatzënia ndryshon shumë nivelin hormonal të një gruaje dhe shumë prej tyre mund të përjetojnë dëshirë të madhe seksuale gjatë nëntë muajve.

Por jo çdo grua e ka këtë përvojë, dhe blogerja australiane Elise Knowles ka filluar një bisedë për ta normalizuar këtë.

Të martën, ajo ndau një selfie topless në Instagram, duke treguar barkun e saj shtatzënë. Fotoja pa dyshim tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, por ishte mbishkrim i saj që i dha shpërthimin temës për seksin gjatë shtatzanisë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj shijuan një jetë seksuale “pothuajse të përsosur” para se të zbulonin se ajo ishte në pritje.

Seksi në shtatzani mund të jetë një përvojë fantastike për shumë gra, por për shumë të tjera lodhja, të vjellat, ndryshimet fizike mund ta zbehin dëshirën.

Me mendimin personal të blogeres bashkohen edhe shumë profesionistë të fushës, sipas të cilëve edhe kur dëshira është e madhe, simptomat e mësipërme mund ta bëjnë të pamundur aktivitetin seksual.

Blogerja u shpreh se ajo tenton të bëjë një përpjekje për të mbajtur romancën dhe seksin prezent në marrëdhënien e saj, sepse beson se është e rëndësishme për lidhjen me burrin e saj.

“Sigurisht që duhet të bëheni krijues me pozicione ndërsa barku rritet dhe do t’ju duhet lubrifikant, por seksi gjatë shtatëzanisë mund të jetë ende seksi dhe ka shumë mënyra për ta mbajtur atë shkëndijë sa më të ndezur,” sugjeroi ajo.

“Pra, këtu jam, 5 muajshe shtatzënë dhe shumë ndryshe nga një vit më parë. Vërtet nuk i ushtroj shumë presion vetes, por përpiqem të gjej mënyra për t’i dhënë përparësi seksualitetit tim, sepse personalisht mendoj se është shumë i rëndësisëhm për marrëdhënien tonë”.

Lexo edhe: Seksi ne shtatzani, ne cilat raste evitohet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X