Përcaktimi i datës së lindjes është vërtet një bezdisje. Nëse familjarë, miqtë tuaj apo edhe aplikacionet në spartphone-in tuaj ju numërojnë ditët derisa fëmija juaj të lindë, kjo kthehet në “makth”.
Po çfarë ndodh kur data e lindjes vjen dhe kalon? Kjo është periudha kur hyni në atë që quhet “loja e pritjes”. Çdo ditë, ju merrni telefonata, mesazh, postimet në Facebook dhe rrjetet e tjera sociale që ju pyesin nëse fëmija ka ardhur në jetë. Ngadalë, por me siguri, ndjeni që hormonet tuaja po “shpërthejnë”.
Si t’i mbijetoni kësaj loje pritëse? Ja se çfarë sugjeron një nënë e cila ka kaluar nëpër të njëjtën situatë:
1.Ecni, ecni, ecni!”Unë po përpiqesha të ecja sa më shumë në mënyrë që ta nxirrja fëmijën tim nga barku sa më shpejt që të ishte e mundur. Për fat të mirë për mua, ka qenë të paktën 24 gradë Celcius në atë kohë në Kaliforninë e Jugut. Dhe unë së bashku me bashkëshortin dhe qenin ecnim në plazh, duke shijuar ato moment të fundit të shtatzënisë.
2.Merruni me diçka, mbajeni veten të zënë me punë. Kështu do të harroni se jeni shtatzënë në ditët e fundit. Nëse pastroni kuzhinën, dyshemenë apo fusni dhe nxirrni rrobat nga lavatriçja, ju ndihmon të mbani trupin dhe mendjen të zënë sa më gjatë që të jetë e mundur, duke larguar kështu stresin se e keni kaluar datën e lindjes.
3.Vendosni telefonin tuaj në heshtje. Mesazhet dhe telefonatat po fillonin të më “çmendnin”. Unë nuk po gjeja dot durimin për të thënë vazhdimisht se foshnja nuk kishte ardhur ende dhe se unë akoma isha shtatzënë. Nuk është se unë nuk do t’i njoftoja të gjithë kur të lindja por nuk mundesha t’ju ktheja përgjigje të gjithëve. Pra për sa kohë që vëmendja ime ishte përqendruar tek foshnja, anëtarët e tjerë të familjes thjesht duhet të “mbajnë pak distancë”.
4.Hani akullore. Ose çfarë të doni. Kush e di se kur do t’ju hipë nepsi kaq shumë për të ngrënë diçka me aq shumë zell dhe dëshirë. Nuk ka asgjë më relaksuese sesa të hash në ato momente atë çka ti do.
5.Flini kur mundeni, aq sa mundeni. Gjumi në shtatzëni është shumë i parehatshëm pasi duhet të shkoni shpesh në tualet dhe nëse gjumi ju vjen gjatë ditës, ose pasi keni bërë ecje apo ushtrime, shtrihuni të flini, kurdo që t’ju vijë.
Lexo edhe: Metodat per te stimuluar dhimbjet e lindjes, si ndikon seksi?
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu