Si një nga gratë e pakta që marrin pjesë në gara profesioniste me motor, Melissa Paris tregon eksperiencën e saj kur garonte për vendin e pestë me një burrë.
Në atë kohë, Paris ishte katër muajshe shtatzënë, por e mbajti atë sekret nga të gjithë me të cilët konkuronte, sepse ajo nuk donte që ta bombardonin me pyetje sesi po merrte pjesë në garë ndërkohë që priste një fëmijë.
Paris, 35 vjeç, thotë se ajo vazhdoi të hipte në motor derisa veshja e lëkurës së motoristëve nuk i bënte më për shkak të barkut.
“Isha aq e shqetësuar për atë që njerëzit do të thoshin, dhe sinqerisht nuk doja t’i dëgjoja”, – thotë ajo. “Kam biseduar me mjekët dhe u shpjegova se çfarë po ndodhte – natyrisht që nuk desha të merrja përsipër rreziqe të panevojshme”.
Natyrisht, të hipësh në një motor me qindra kilometra rreth një piste mund të jetë e rrezikshme në vetvete, por Parisi është sportiste profesioniste dhe guximtare.
Paris ka qenë duke konkurruar profesionalisht për më shumë se një dekadë, dhe aktualisht ajo është mentore e grave të reja që janë të interesuara në këto lloj garash. Ka vetëm dy gra që konkurrojnë në nivel kombëtar, Paris dhe Jamie Astudillo, një 16-vjeçare nga Pensilvania, por Paris dëshiron ta ndryshojë këtë gjë.
Tani Paris është nëna e një fëmije 5 muajsh dhe tregon për frikën që ka përjetuar, për mëmësinë, dhe pse sportistët duhet të gjejnë ekuilibrin për të menaxhuar jetën e tyre familjare dhe atë profesionale.
“E bukura në këtë sport është se nuk ke nevojë për fuqi të madhe fizike si në basketboll apo futboll. Kjo e bën më të lehtë e më të arritshme që gratë të konkurojnë me burrat. Po të shohësh garuesit meshkuj nuk janë trupmëdhenj. Prandaj të qënit grua me trup mesatar ose edhe e dobët është avantazh. Sa më e dobët të jesh, aq më lehtë mund të rrisësh shpejtësinë kur garon”, – tregon ajo.
Lidhur me faktin se në këtë sport nuk marrin pjesë shumë gra, ajo thotë: Mendoj nëse një baba në një familje normale përdor motorin, ai do të jetë shumë më i prirur t’ja mësojë atë djalit sesa vajzës. Djemtë e mësojnë motorin në fëmijëri, ndërsa vajzat, ashtu si dhe unë nuk e mësojnë derisa të shkojnë 19 ose 20 vjeçe. Ekziston një disavantazh i madh. Ndërsa, nëse vajzat do të mësoheshin që të vogla të hipnin në motor, atëherë sot do të kishim më shumë vajza që garonin profesionalisht në këtë fushë.
Gara në rrugë duket vërtet e rrezikshme. Por a është me të vërtetë e rrezikshme?
“Natyrisht që ka rreziqe kur ecën me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë, dhe ne të gjithë kemi disa lëndime që kemi fituar përgjatë rrugës, por është me të vërtetë i llogaritur rreziku. Unë ndihem më e sigurt në një garë në shpejtësi trefishe, sesa kur lëviz me makinë. Ka shumë masa sigurie për motoristët. Kemi veshje mbrojtëse nga koka tek këmbët”.
A ka ndryshuar lidhja juaj me garat që kur jeni bërë me fëmijë?
“Pasioni im nuk ka ndryshuar aspak. Menaxhimi i kohës është bërë shumë i rëndësishëm, sepse djali im ka nevojë për shumë përkujdesje dhe unë kam nevojë të kaloj kohë me të”.
“Mendoj se sportistët janë egoistë. Burri im gjithashtu merr pjesë në gara, ai është kampion kombëtar dhe më ka mësuar se për të qenë i suksesshëm duhet të jesh pak egoist. Ne jemi me fat që bëjmë të njëjtën gjë, sepse kështu e kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin. Por kur ke një fëmijë dhe ai varet nga ty, prioritet është absolutisht përkujdesja ndaj tij. Egoizmi kalon në plan të dytë”.
Lexo edhe: Perdorimi i bicikletes ne shtatzani
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu