Marrja e vitaminave mund të jetë e domosdoshme të fillohet para shtatzanisë dhe mund të vazhdohet edhe gjatë gjidhënies. Duke qënë se përmbajnë shumë elementë të rëndësishëm për shtatzaninë, vitaminat prenatale mund të jenë tepër të mëdha dhe të vështira për t’u gëlltitur, këtu vlen të përmendim se në jo pak raste vitaminat kanë shkaktuar edhe dhimbje stomaku tek nëna e ardhshme. Nëse në një moment do të keni edhe kokrra të tjera për të marrë dhimbja do të bëhet edhe më e madhe prandaj mund të provoni të përdorni disa metoda të tjera të furnizimit me vitamina.
Disa alternativa
- Vitaminat që përtypen. Ato janë të buta dhe përmbajnë të gjithë elementët e nevojshëm. Kryesisht gjatë trimestrit të parë mund të jenë një ndihmë e madhe duke qënë se gruaja ka shpesh të vjella dhe vuan nga konstipacioni. Megjithatë shpesh ato kanë mungesë hekuri prandaj duhet të kërkoni për burime të tjera të këtij minerali. Gjithmonë me këshillën e mjekut.
- Protein shake. Pra vitaminat prenatale mund të merren edhe në formën e një smoothie frutash dhe perimesh duke hedhur pluhurin me përmbajtje proteinike brenda. Sipas “American Pregnancy Association” ju duhet të merrni gjatë shtatzanisë minimumi 71 gr proteina në ditë. Për të kanë më tepër nevojë nënat vegjetariane.
- Mund të merren me anën e tretjes në ujë apo në një lëng tjetër. Ato zakonisht gjenden në paketa të vogla që përmbajnë një dozë për t’u tretur.
Lexoni dhe: Pese gjerat qe nuk dini rreth vitaminave qe merrni
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu