Në këtë aspekt roli dhe “dëshira” e fëmijës për të dalë jashtë barkut të nënës ngelet ende e paqartë. Por atëherë cilët janë faktorët që ndikojnë në vonesën e ardhjes në jetë të fëmijës edhe pse data e lindjes ka kaluar?
Kontraksionet
Shfaqja e kontraksioneve është diçka që varet nga hormonet. Megjithatë në këtë aspekt sigurisht që do të ketë një rol jo pak të rëndësishëm edhe ana psikologjike e gruas.
Si konkretisht?
Duket se ajo me frikën e saj kundrejt dhimbjeve të lindjes, dhe gjithë procesit në përgjithësi, e frenon shfaqjen e kontraksioneve. Megjithatë ndonjëherë alarmi shkaktohet pa arsye, kjo pasi lindja nuk është e thënë të fillojë pikërisht ditën e fundit të terminit.
Rëndësia e ciklit
Para se të stimulohet lindja mjekët do të presin edhe 2 javë të tjera, kjo pasi cikli tek disa gra ndodh me 28 ditë, ndërsa tek disa gra me 38 ditë. Disa fëmijë mund të lindin gjithashtu me vonesë sepse ngjizja ka ndodhur më vonë nga sa është menduar, pra në javën e 40 që ju mendoni se jeni, fëmija mund të jetë 37 ose 38 javë.
Por duke përjashtuar këto raste, ka vërtet shtatzani që e kalojnë terminin e lindjes dhe kjo provohet edhe nga pamundësia e trupit për të vazhduar ende shtatzaninë.
Lexoni edhe: Cfare jane kontraksionet false, simptomat dhe trajtimi
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu