8 arsyet pse java e fundit e shtatzënisë është realisht më e vështira

0 0

Kur je gati për t’u bërë nënë mbushesh me lumturi dhe ndihesh natyrisht e përmbushur. Por ndërsa koha juaj ecën, ju gjithashtu përballeni me një sërë ndryshimesh të tjera si çështjet hormonale, shtimi i peshës, ndryshimet në humor, dëshirat etj. Dhe pastaj, kuptoni se amësia nuk është një marrëveshje e lehtë, dhe se ajo vjen me pjesën e saj të shqetësimeve dhe sfidave.

Periudhat e ankthit dhe të parashikimeve mund të jenë mjaft të zakonshme. Mezi do të prisni që ta merrni atë fëmijë në krahët tuaj dhe pastaj do të ketë netë plot pa gjumë si dhe gjëra që do t’ju vijnë papritur.

Pra, cilat janë ndryshimet e tjera që do të kaloni kur të jeni në javën e fundit të shtatzënisë?

1.Do të jeni të pasigurta për datën e lindjes.

Vetëm se keni një datë si referencë, mos prisni që fëmija juaj të vijë në jetë atë ditë. Lindja mund të vonojë, ndonjëherë edhe 42 javë pra nuk duhet të shqetësoheni.

  1. Shtimi në peshë

Në fund të shtatzënisë ju nuk jeni duke mbajtur vetëm fëmijën tuaj por edhe lëngun amniotik, placentën dhe pjesë të mëdha të ushqimit dhe pijeve që balancojnë dëshirat tuaja.

  1. Nuk keni durim.

Ndërsa keni 9 muaj që prisni, në ditët e fundit mund të mos keni më durim.

  1. Hemorroide mund të shfaqen.

Ndërsa mitra juaj po mban presionin e foshnjës, gjithashtu mund të vuani nga kapsllëku. E gjithë kjo mund të shkaktojë parehati të konsiderueshme duke përfshirë hemorroidet dhe kruajtje.

  1. Rritje të shqetësimeve fizike.

Hemorroidet dhe shtimi në peshë nuk janë i vetmi shqetësim fizik në këtë periudhë pasi mund t’ju shqetësojnë edhe problemet e tjera si muskujt, këmbët e fryra apo probleme të tretjes.

  1. Kërkesat e vazhdueshme.

Ndërkohë që jeni në ankth për lindjen, ka pyetje të vazhdueshme nga të gjitha anët nëse e lindët fëmijën apo sugjerimet që do të provoni. Të gjitha këto mund të jenë shqetësuese dhe mund t’ju ngrenë nervat.

  1. Pagjumësia mund të jetë një shqetësim gjatë javës së fundit të shtatzanisë.

Deri në tremujorin e tretë, të kesh netë pa gjumë do të jetë diçka e zakonshme. Mblidhuni me jastëkë nga çdo anë.

  1. Do të shkoni shumë shpesh në banjë.

Kjo për të lehtësuar fshikëzën tuaj ndaj të cilës ka shumë presion nga bebi.

Periudha e shtatzënisë është padyshim e lodhshme, sidomos gjatë javëve të fundit. Megjithatë, nuk ka alternativë tjetër, kështu që duhet të prisni. Pra, shijoni ditët e fundit të shtatzënisë para se të jeni shumë të zëna dhe të mos e kuptoni as sesa shumë do të lodheni.

Lexoni edhe: Si mund te stimulohen kontraktimet: Metodat natyrore






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X