6 Mënyra për të qetësuar plagët në buzë që shkaktohen nga i ftohti

0 0

Rreth dy të tretat e popullsisë së rritur në botë, mbartin në dimër virusin që shkakton plagë dhe të çara në buzë. Për fat të keq, sapo ky virus të futet në trup, nuk del, thjesht jeton në qelizat nervore. Gjëja më e mirë është se shumica e këtyre njerëzve nuk tregojnë asnjë simptomë. Megjithatë, ata që nuk janë kaq fatlumë e dinë sa e dhimbshme dhe e pakëndshme është të kesh një flluskë apo një plagë në buzë.

Më poshtë ne ju sugjerojmë disa produkte natyrore të cilat janë efektive dhe të thjeshta për tu përdorur.

1. Hudhër. Hudhra ka një veti të fortë natyrore antimikrobike dhe mund të ndihmojë me qetësimin dhe shkurtimin e kohës së shërimit. Mund të aplikohet direkt në plagë. Nëse e përdorni sapo ju del një fluskë në buzë, hudhra mund t’i pengojë ato të zhvillohen.

2.Vajrat esenciale.Vajrat e pemëve (lëng hidrofobik që përmban aromë bimësh) janë të njohura për karakteristikat e tyre antivirale, antibakteriale dhe antiseptike dhe disa studime kanë treguar se këto vajra mund të ndalojnë plagët në buzë së u zhvilluari nëse i përdorni sapo shfaqet kjo lagë. Hidhni një ose dy pika nga ky vaj në një lugë vaj ulliri dhe lyeni buzën duke përdorur pambuk. Shmangni acarimet e buzëve me këto vajra.

3.Vitamina C. Siç kemi përmendur edhe më parë forcimi i sistemit imunitar është kyç dhe vitamina C është një antioksidant i njohur që forcon mbrojtjen immune. Mënyra më e mirë për ta marrë atë në organizmin tuaj është të konsumoni ushqim të pasur me vitaminë C.

4.Balsam limoni. Balsami i limonit është një krem ose një vaj i koncentruar por ndërkohë shërben si një ilaç efektiv bimor për herpesin në buzë. Ai përmban disa ekstrakte bimore të njohura për vetitë e tyre të shërimit dhe antibaktereve. Nëse aplikohet rregullisht, ky produkt mund të zvogëlojë gjysmën e procesit të shërimit.Aplikojeni direkt në plagën e buzëve disa herë në ditë.

5.Aloe vera.Aloe vera është shumë efektive si produkt antibakterial dhe megjithëse plagët e të ftohtit nuk shkaktohen nga bakteret, Aplikimi i Aloe Veras do të parandalojë çdo infeksion të mundshëm. Kjo bimë është gjithashtu shumë e efektshme për të lehtësuar dhimbjen dhe parehatitë dhe të përshpejtojë shërimin. Nëse keni një bimë të tillë, merrni një copë rreth 2 cm të gjatë, hiqjani lëkurën dhe lëreni mbi buzë rreth 20 minuta. Por kujdes, xheli është shumë i hidhur, kështu që ndoshta duhet të shmangni lëpirjen e buzëve pas aplikimit. Përsëriteni trajtimin disa herë në ditë.

6.Vitamina E. Vitamina E përshpejton qelizat e dëmtuara të lëkurës duke ndihmuar në rigjenerimin dhe rritjen e qelizave të reja. Ka dy mënyra për të marrë atë: ju mund të aplikoni si vaj vitaminën E direkt në lëkurën e dëmtuar ose të hani shumë ushqime të pasura me Vitamië E.

Lexo edhe: A ndryshojne buzet gjate shtatzenise?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X