Hudhra në shtatzani
Studimet e fundit tregojnë se hudhra mund të përdoret edhe gjatë shtatzanisë. Konsumimi i hudhrës gjatë shtatzanisë zvogëlon rrezikun e sëmundjes së pre-eklampsisë. Studime të tjera tregojnë se konsumimi i hudhrës gjatë shtatzanisë rrit peshën e fëmijëve në lindje. Përfitimet që mund të marrim nga konsumimi i hudhrës janë vërtet të shumta. Konsumimi i hudhrës gjithashtu forcon sistemin imunitar.
Me hudhrën mund të bësh dhe ilaçe popullore.
Për shembull: Hudhra me mjaltë parandalon shenjat që mund të kemi nga gripi. Hudhra është një burim i madh i vitaminës B6. Kjo vitaminë të ndihmon për të mbajtur nën kontroll humorin dhe ka veti kundër kancerit.
Gjithashtu hudhra është e dobishme në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit si: prostata dhe kanceri i stomakut. Hudhrat gjithashtu ndikojnë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, pasi hudhra është armiku i kolesterolit LDL. Hudhra përmban nivele të larta të jodit, prandaj është një trajtim shumë efektiv për ata që vuajnë nga teroidet. Gjithashtu rregullon sheqerin në gjak duke rritur nivelin e insulinës.
Përfitimet seksuale të hudhrës:
Hudhra përdoret gjithashtu për trajtimin e impotencës.
A mund ta përdorim në shtatzani?
Gjatë periudhës së shtatzanisë është mirë që të merren të gjitha llojet e ushqimeve. Në rastin e hudhrës nëse e merrni në dozë të madhe mund të jetë e dëmshme. Sidoqoftë, nuk është e vërtetë që hudhra gjatë shtatzanisë nuk të bën mirë. Por si të gjitha ushqimet duhet ta merrni në një sasi të caktuar pa kaluar masën dhe të ndiheni keq.
Do të kuptoni se pas konsumimit të hudhrës aroma juaj e gojës dhe e djersës do të ketë një aromë të rëndë. Por nësë shëndeti ynë dhe i fëmijës përfitojnë nga hudhra dhe ka përdorimi i saj ka një efekt pozitiv, mendoni do të mund ta duronit dot aromen e saj?
Lexo edhe: Antibiotiket natyrale
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu