5 shenja që tregojnë se dhimbjet e lindjes nuk janë të rreme

0 0

Shpesh mund të ndodhë që gratë në tremujorin e tretë të mendojnë se ka ardhur momenti i lindjes, për shkak të sinjaleve të ndryshme që jep trupi. Më poshtë keni pesë shenja që tregojnë se jeni vërtet gati për të lindur dhe shenjat nuk janë të rreme.

Kontraktimet janë të dhimbshme

Nëse me kalimin e orëve kontraktimet sa vijne e bëhen më të forta, më të shpeshta dhe më të dhimbshme, kjo është një shenjë që tregon se jeni vërtet gati për të sjellë në jetë fëmijën tuaj dhe kontraktimet nuk janë të rreme.

Ndërrimi i pozicioneve nuk ua lehtëson dhimbjen

Pavarësisht nëse qëndroni në këmbë apo shtrirë, në njërën anë apo në tjetrën, ndërkohë dhimbjet ende nuk pushojnë, kjo tregon se janë vërtet dhimbjet e lindjes.

Kontraktimet ju zgjojnë nga gjumi në mes të natës

Nëse gjatë ditës keni pasur kontraktime, por me kalimin e orëve jeni qetësuar e keni rënë për të fjetur, me të drejtë mund të mendoni se kontraktimet nuk kanë qenë për të paralajmëruar lindjen tuaj. Por, nëse ato fillojnë krejt papritur, të dhimbshme në mes të natës, atëherë kjo është një shenjë që nuk duhet neglizhuar.

Ju plasin ujërat

Kur një gruaje shtatzënë i plasin ujërat, kjo tregon se fëmijës në barkun e saj tashmë i është hapur rruga për të dalë nga mitra e për të ardhur në jetë. Ujërat duhet të jenë konstantë, jo të fillojnë e të mbarojnë si urina.

Instinkti ju thotë se ka ardhur koha

Kjo mund t’ju tingëllojë e çuditshme, por mjekët obstetër gjinelologë kështu thonë. Ata tregojnë se kur pacientet i telefonojnë dhe kanë shumë kohë me dhimbje, nuk ka ardhur ende momenti i lindjes. Nga ana tjetër, nëse ato i marrin menjëherë, të shqetësuara, nuk gabojnë.

Lexo edhe: Shenjat e lindjes, si ta kuptojme kur ky moment po afron?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shtatë gjërat që ndoshta nuk...

Janë disa gjëra të njohura që ndodhin gjatë lindjes, si kontraktimet, dhimbjet dhe shpesh një epidural. Megjithatë, ka edhe disa ngjarje të tjera që mund të ndodhin që mund t'ju...

Si të shmangni një lindje...

Rreth 1 në 8 gra lindin me ndihmën e secilit instrument. Ka hapa që mund të ndërmerrni për të shmangur nevojën për ndihmë gjatë lindjes së fëmijës suaj. Pse dëshironi...

A shkakton autizëm epidurali i...

A ka ndonjë lidhje midis autizmit tek fëmijët dhe epiduralit? Fakti që gruaja shtatzënë i nënshtrohet analgjezisë epidurale gjatë lindjes nuk e ekspozon në asnjë mënyrë fëmijën e palindur të...

A po humbasin gratë aftësinë...

Por, sa herë që flasim për këtë, një nga temat që vazhdojmë të rishikojmë është metoda e lindjes që një grua zgjedh të ketë. Ndërsa disa zgjedhin të shprehin mendimin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X