Shenjat e lindjes, si ta kuptojme kur ky moment po afron?

0 0

Sigurisht që asnjë histori lindje nuk është e njëjtë, duke qënë se edhe gratë janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Shumë prej tyre vihen në dilemë kur vjen puna tek shenjat e lindjes dhe shpesh akumulojnë brenda tyre frikën dhe ankthin se nuk do të jenë në gjendje të interpretojnë në mënyrën e duhur sinjalet që trupi i tyre po jep.

Megjithatë duke pasur në mendje një guidë të saktë, tashmë këto dyshime mund të largohen dhe bëhen më të qarta simptomat e lindjes.

Le të shohim cilat janë shenjat e para të lindjes:

1. Më në fund gruaja fillon të marrë frymë lirisht dhe kjo pasi fëmija ka filluar të zbresë më poshtë, duke u spostuar më poshtë në pjesën tuaj të legenit dhe duke ulur kështu presionin e ushtruar mbi diafragmë. Në këtë periudhë ka shumë mundësi që të filloni të ndieni një presion më të madh në fshikëzën e urinës, dhe për pasojë do t’ju duhet të urinoni më shpesh. Personat që qëndrojnë pranë jush mund të vërejnë një ndryshim në pamjen tuaj të jatshme, megjithatë nuk mund të flasim për ndryshime të mëdha.

2. Rrjedhjet e gjakut shkaktohen si pasojë e rënies së tapës mukotike, e cila gjatë shtatzanisë shërben për të mbajtur mbyllur qafën e mitrës në mënyrë që të mos hyjnë brenda organizmit bakteriet. Në momentin që cerviksi lëshohet, tapa mukotike shpërthen. Disa gra mendojnë se kjo është një tapë solide, por në të vërtetë do të shikoni vetëm mukoza të përbëra nga fije. Tapa mund të ketë ngjyrë rozë, mund të jetë transparente, por mund të ketë edhe gjurmë gjaku, e cila mund të bjerë disa minuta, orë apo edhe disa ditë para se të fillojë proçesi i lindjes. Megjithatë mund të themi se jo të gjitha gratë e vërejnë rënien e tapës mukotike.

3. Çarja e membranave, ose sic njihet ndryshe edhe plasja e ujërave, zakonisht ndodh kur gruaja është shtrirë. Në disa raste kjo mund të ndodhë para se të fillojë proçesi i lindjes, dhe duke qënë se uterusi ndodhet mbi fshikëzën e urinës, kjo mund të ndodhë edhe gjatë urinimit, duke e bërë edhe më të vështirë për gruan të kuptuarin e momentit të plasjes. Ujërat që dalin nga uterusi janë pa aromë dhe mund të ndodhë që rrjedhjet të jenë të vazhdueshme. Për këtë arsye nëse vëreni rrjedhje duhet të përpiqeni të nuhasni aromën për të kuptuar nëse bëhet fjalë për urinë apo për lëngun amniotik. Nëse mendoni se nuk është urinë duhet të kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj gjinekolog, ndërkohë deri në momentin që do të ndodhë kjo ju nuk duhet të përdorni tampon, nuk duhet të kryeni marrëdhënie seksuale, si edhe duhet të evitoni çdo veprimtari që mund të favorizojë futjen e bakterieve në trupin tuaj. Nëse lëngjet që dalin nga zona vaginale nuk janë transparente, kanë aromë, dhe kanë një ngjyrë të verdhë duhet të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj, pasi mund të bëhet fjalë për një infeksion të mundshëm.

4. Mund të ndodhë që në momentet e fundit të shtatzanisë të jeni shumë energjike, duke bërë që në një moment të çoheni nga krevati me dëshirën e madhe për të bërë shumë gjëra të nevojshme. Bëhuni gati pasi momenti i shumëpritur mund të jetë shumë afër. Gjithashtu përpiquni t’i ruani këto energji për të sjellë në jetë fëmijën tuaj.

5. Në muajin e 9-të qafa e mitrës fillon të shkurtohet si edhe të tendoset, kjo pasi ajo fillon të përgatitet për proçesin e lindjes. Zakonisht nëse cerviksi është më i dobët do të hapet më me lehtësi. Gjinekologu mund të fillojë të kontrollojë shkurtimin e çerviksit gjatë dy muajve të fundit të shtatzanisë, duke theksuar që në këtë proçes luajnë një rol shumë të rëndësishëm kontraksionet Braxton-Hicks, të quajturat ndryshe edhe kontraksionet “provë”. Shkurtimi i qafës së mitrës mund të dallohet vetëm me anën e një kotrolli gjinekologjik.

6. Hapja e qafës së mitrës është gjithashtu një tjetër sinjal që tregon se lindja po afron. Hapja matet me centimetra, gjë e cila kryhet me anën e një kontrolli të brendshëm gjinekologjik. Në momentin që mjeku komunikon një hapje të plotë, i referohet hapjes së qafës së mitrës me 10 cm, gjë që tregon se gruaja është gati për të lindur.

7. Kontraksionet e rregullta janë një shenjë shumë e sigurt që tregon se proçesi i lindjes tashmë ka filluar, për këtë asrye ju duhet të masni momentet ekzakte në të cilat ndodhin kontraksionet tuaja. Ato mund të jenë të ngjashme me krampet menstruale ose me një dhimbje që vjen nga pjesa e poshtme e shpinës. Në fazën e parë mund të ndodhin çdo 20-30 minuta. Pa disa orësh, kontraksionet mund të fillojnë të bëhen më tepër frekuente, dhe do të vini re se do të shfaqen çdo 10-15 minuta ose më pak. Në monentin që kontraksionet do të fillojnë të shfaqen në interval më të shkurtra se 5 minuta, duhet të shkoni në spital.

Karakteristikat e kontraksioneve te lindjes
• Janë të rregullta;
• Shfaqen në intervale të rregullta (për shembull çdo 8 minuta);
• Bëhen gjithnjë e më tepër frekuente;
• Bëhen gjithnjë e më të forta;
• Çdo kontraksion vërehet fillimisht në pjesën e poshtme të shpinës dhe më pas shkon drejt barkut, ose anasjelltas;
• Edhe nëse ndryshoni veprimtarinë që jeni duke bërë ose pozicionin që jeni duke mbajtur ato nuk do të shfaqen më rrallë as do të ndërpriten;
• Mund të ketë rrjedhje gjaku;
• Mund të çahen ujërat;
• Gjinekologu do të vërej ndryshime në qafën e mitrës, si për shembull shkurtim ose hapje.

Lexoni edhe: Fillimi i lindjes, shenjat qe do t’ju bejne te kuptoni momentin?



Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Brengat e zakonshme të shtatzënisë...

A duhet të frikësoheni për shëndetin e foshnjës në kohën e koronavirusit? Çdo grua që pret të bëhet nënë shpreson që shtatzënia e saj të jetë sa më e qetë...

14 filma që duhen parë...

Këto ditë që po qëndroni në shtëpi, por jo vetëm gjatë kësaj periudhe, përgjatë gjithë muajve të shtatzanisë keni një listë me 14 filma që duhet të shikoni kur jeni...

Nëse nëna pi duhan në...

Nëse nënat e ardhshme pijnë duhan gjatë shtatzanisë, fëmijët e tyre kanë më shumë gjasa të vuajnë nga psoriasis në fëmijëri. Kjo përcaktohet nga një studim i publikuar në Gazetën...

Cilat janë përparësitë e testit...

Edhe pak do të vije ne jetë anëtari me i ri në familjen tuaj? Nga momenti kur ti sheh dy vijat në testin e shtatzënisë apo kur ti dëgjosh të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X