Plasja e ujerave ne shtatzani

0 0

Çarja e membranave apo ndryshe plasja e ujërave në shtatzani i referohet çarjes së lëngut amniotik, i cili ndodhet brenda qeses që mban fetusin. Kjo, fiziologjikisht mendohet të ndodhë në fund të shtatzanisë ose gjatë lindjes, dhe sinjalizon se proçesi i lindjes është afër.

Si ta kuptojmë?

Në momentin që gruaja ndien papritur se është lagur në mënyrë të tillë sikur të ishte derdhur një filxhan me ujë në veshjen e saj intime, mund të themi padyshim se membranat janë çarë. Kjo është një dukuri e cila ndodh në momentet e fundit të shtatzanisë dhe paralajmëron ardhjen në jetë të fëmijës.
Në të vërtetë çarja e membranave verifikohet në momentin që proçesi i lindjes ka filluar, qafa e mitrës është ka filluar të hapet si edhe membranat kanë filluar të ndiejnë presionin e kontraksioneve dhe shtryrjeve të fetusit.

Njihen shumë raste të shtatzanive të cilat, për arsye ende të paqarta përfundojnë me çarje të membranave para shfaqjes së kontaksioneve. Nëse membranat çahen para se të fillojnë kontraksionet gruaja duhet të shkojë në spital, kjo sepse edhe pse proçesi i lindjes nuk ka filluar ende gruaja duhet të shtrohet në spital sepse membranat amniotike i sigurojnë sterilitet ambientit të brendshëm uterin, dhe me çarjen e tyre, kaviteti amniotik mund të kolonizohet nga mikroorganizma patogjenë të cilët mund të shkaktojnë infeksione.

Në këtë rast personeli mjekësor mund të zgjedhë t’i bëjë gruas një terapi me antibiotikë, e cila bëhet në varësi të situatës individuale. Nëse situata nuk paraqet faktorë rreziku si për shembull rreziku i pranisë të Streptokokut beta-hemolitik të tipit B në zonën vaginale, rektale apo urinë. Në rast se situata paraqet faktorë rreziku terapia me antibiotikë fillohet menjëherë dhe ndërkohë planifikohet fillimi i procesit të lindjes, nëse nuk ka filluar spontanisht.

Plasja e membranave nga personeli mjekësor

Nëse proçesi i lindjes është në faza të avancuara dhe membranat nuk janë çarë, bëhet plasja e tyre nga stafi mjekësor që asiston në lindjen e fëmijës. Ndodh që membranat të mos çahen në mënyrë spontane pasi ato janë mjaft rezistente ose sepse proçesi i lindjes ka një ecuri të ngadaltë. Në këtë fazë infermieret mund të vendosin të plasin membranat me anën e një pajisje e cila nuk i shkakton nënës dhe fëmijës dhimbje apo dëmtime. Me plasjen e membranave koha e ardhjes në jetë të bebit përshpejtohet, sepse çarja e tyre shkakton prodhimin e prostaglandinës, dhe për pasojë do të stimulohen kontraksionet.

Një arsye që shpesh çon në çarjen e membranave nga personeli mjekësor është vlerësimi gjendjes së fetusit. Nëse lëngu do të ketë ngjyrë të verdhë në jeshile do të kemi të bëjmë me vuajtje fetale, situatë e cila kërkon përshpejtimin e procesit të lindjes.

A mund ta kuptojë gruaja shtatzënë çarjen e membranave apo plasjen e ujërave?

Në përgjithësi po, sepse humbja e lëngut nga vagina është shumë më e madhe se sekrecionet vaginale, të cilat edhe në shtatzani kanë tendencë të jenë më të bollshme. Megjithatë sasia e ujërave që bien mund të variojë në varësi të situatës. Nëse çarja ndodh në afërsi të qafës së mitrës, ujërat do të jenë në sasi të mëdha dhe të vazhdueshme. Nëse çarja ndodh në një pikë të lartë të uterusit, sasia do të jetë e vogël dhe rrjedhja graduale. Për këtë arsye në rast se dyshoni për çarje të membranave do të ishte mirë të kontaktonit me mjekun gjinekolog si edhe t’i drejtoheni spitalit.

Lexoni edhe: Eshte momenti i lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X