5 arsye pse është mirë të lindni në qershor

0 0

Lindja në qershor mund të ketë disa aspekte pozitive për nënat shtatzëna. Çdo muaj ka disa veçori për të cilat është mirë të lindësh një fëmijë. Por le të flasim përse është mirë të lindësh në qershor, falë karakteristikave të këtij muaji.

Ka disa aspekte që duhen marrë parasysh, nga temperaturat deri tek mirëqenia e nënës dhe foshnjës. Pra nëse ngeleni shtatzënë  në shtator, ka gjëra që duhet të dini rreth lindjes së të vegjëlve tuaj në qershor.

  1. Lindni në qershor: Muajt e parë të bebit do të kalohen në një stinë të ngrohtë. Nënat e reja, sidomos kur kanë fëmijën e tyre të parë, kanë tendencë të jenë pak të shqetësuara gjatë muajve të ftohtë të vitit. Për çfarë arsye? Sepse nuk e dinë se si dhe sa duhet ta mbulojnë fëmijën për ta mbrojtur atë nga i ftohti. Në qershor, problemi është i zgjidhur. Falë mbërritjes së stinës së verës foshnja mund të vishet me rroba të lehta. Prandaj, lindja në qershor është pozitive, sepse edhe muajt e ardhshëm do të jenë të nxehtë dhe dimri do të vijë kur foshnja të jetë rritur pak. Por bëni kujdes pasi fëmijën nuk duhet ta mbani në ambiente të nxehta, ndërsa jashtë mund ta nxirrni vetëm në mëngjës herët ose pasdite vonë.
  1. Nëse lindni në qershor do të keni kohë të admironi trupin e të vocklit tuaj. Mund ta vishni atë me body ose kominoshe që do ta tregojnë shumë të bukur dhe ju do të kënaqeni duke e parë. Në verë ka më shumë opsione për rroba kështu që ju mund të argëtoheni duke bërë pazar në këtë kohë.
  2. Fëmijët që lindin në qershor janë më të shëndetshëm. Kjo pasi ata nuk rrezikojnë të preken nga sëmundjet sezonale. Para së gjithash për shkak të nxehtësisë dhe gjithashtu sepse gjatë muajve të verës ka më pak sëmundje. Është mbi të gjitha fat për familjet që kanë fëmijë të tjerë në kopshte. Për foshnjat e porsalindura është e rrezikshme të sëmuren në muajt e parë të jetës dhe fakti që vëllezërit e tyre janë me pushime mund të jetë vetëm një avantazh. Në shtator, foshnja do të ketë bërë tashmë vaksinat e para dhe me siguri do të jetë më i fortë për t’u përballur me viruset! Pra, lindja në qershor është me të vërtetë ideale, duke pasur para pak muaj të ngrohtë.
  3. Gratë që lindin në qershor nuk duhet të kalojnë të nxehtin e verës me bebin brenda në bark. Një tjetër arsye pse lindja në qershor është shumë e mirë është për të lehtësuar nënën. Sidomos në tremujorin e tretë gratë rëndohen dhe periudha e verës nuk është më e mira. Sapo të vijë sezoni i nxehtë gruaja shtatzënë lind fëmijën e saj dhe nuk do të ketë këmbët dhe duart aq të fryra sesa do t’i kishte në rast të kundërt.
  4. Lindja në qershor është e mirë pasi të afërmit shkojnë me pushime dhe ju keni kohë ta shijoni e vetme fëmijën tuaj, së bashku me partnerin. Megjithëse ata mund të ndihmojnë në gjëra të tjera, për balancën e familjes së re, me siguri nuk do të jetë e dëmshme nëse disa njerëz ju rrijnë pak larg nëse lindni në verë.

Lexo edhe: Përllogaritja e periudhës së lindjes, më shumë lindje në pranverë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X