Te jesh shtatzane dhe me aftesi te kufizuar!

0 0

Ilaria është një vajzë 28 vjeçare me aftësi të kufizuar. Ajo jeton mbi një karrocë me rrota! Por kjo gjë nuk e ka ndaluar të sjellë në jetë një fëmijë, i cili quhet Marko dhe sot është 6 muajsh. Për të dhe bashkëshortin ishte shumë e rëndësishme të bëheshin prindër dhe të dy ishin gati për këtë hap!
Shtatzania e një gruaje me aftësi të kufizuar, kontrollet edhe më të shpeshta!
Ajo e ndiente të nevojshme të shkonte tek mjeku për të parë nëse kishte ndonjë mundësi për t’i transmetuar fëmijës së saj dobësinë e muskujve, duhej bërë një dianostikim i pranisë së gjenit që shkakton këtë problem edhe tek burri. Nëse ai do të ishte prezent, rreziku ishte i lartë. Vizitat ishin më të shpeshta dhe të rregullta në specialistë të ndryshëm kardiologu, neurologu, gjinekologu, dhe më pas u desh të bënte lindjen 3 javë para terminit pasi nuk mund të duronte më barkun që rritej.
Jeta pas lindjes…
Ardhja në jetë e Markos e vështirësoi jetën e çifit dhe Ilaria shprehet se ishte e drejta e burrit për të marrë lejën pas lindjes ndryshe ajo nuk do të mund të kujdesej për vogëlushin gjatë ditës dhe natës. Megjithatë ajo shprehet se të sjellësh në jetë një fëmijë ndërsa ke një mangësi në zhvillimin fizik nuk duhet të konsiderohet e pamundur.
Ndryshe fizikisht por para së gjithash një nënë!
Ajo bën të pamundurën të kujdeset sa më shumë për fëmijën. Gjatë muajve të parë e ndërronte, qetësonte dhe e vendoste në gjumë tek gjunjët e saj dhe më pas bashkëshorti e vendoste në shtrat. Por tani që është pak më i rritur gjithçka është disi më e lehtë.
“Edhe përsa i përket gjidhënies kisha vështirësi në të mbajturën e tij dhe Marko kishte vështirësi në të thithur, ndërsa gjatë natës duhej ta ushqente babai. Kështu kaluam tek biberoni. Mund të them se roli im është më tepër si një baba”, shprehet Ilaria.
Edhe pse ajo qesh ndërsa e thotë këtë e di shumë mirë që është nëna, ajo që pësoi rëndim të gjëndjes si pasojë e shtatzanisë. Skolioza e saj u bë edhe më e ashpër duke e bërë të ketë vështirësi edhe në përdorimin e gjymtyrëve të sipërme. Edhe pse e dinte këtë gjë mendoi se ja vlente! Mendon se do më shumë fëmijë por kjo mund të jetë diçka që praktikohet vetëm teorikisht!
Kjo është jeta e një gruaje me aftësi të kufizuar, e cila ka të drejtën dhe dëshirën e madhe të jetë edhe nënë e mirë!

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X